Përshkrimi i Produktit
Ducray – Anaphase+ Strengthening Conditioner
Balsami përforcues Ducray Anaphase është ideal për t’u aplikuar pas shampos, për të forcuar flokët dhe për të lehtësuar ngatërrimin e tyre. Ky balsam me funksion forcues rekomandohet kundër rënies së flokëve, si dhe në flokët pa jetë.
Formula e Anaphase+ Strengthening përmban vitamina dhe lëndë ushqyese të nevojshme për të ruajtur gjallërinë e plotë të flokëve.
Formula e tij specifike mundëson që flokët të rifitojnë forcën, vitalitetin dhe shkëlqimin që në përdorimin e parë, duke lehtësuar krehjen e tyre. Flokët do të ndihen më të lehtë dhe me më tepër volum pas aplikimit.
Testuar nën kontrollin dermatologjik.
Udhëzime mbi përdorimin
Pas shampos, aplikojeni balsamin Anaphase+ Strengthening në flokë të shpëlarë, lëreni të veprojë për një minutë, përhapeni dhe masazhojeni me gishta dhe më pas shpëlajeni.

Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin