#në ndihmën tuaj Pyetje & Udhëzime

Si të porosis?

Porosit në 4 hapa të thjeshtë

E ilustruar me foto.

  1. Gjeni produktin që dëshironi dhe shtoni në shportë
  2. Në panelin që ju hapet zgjidhni të vizitoni shportën (opsionale) apo të përfundoni porosinë.
  3. shportë verifiko produktet dhe sasinë që doni të blini dhe shtypni vazhdo me pagesën.
  4.  Identifikohuni nëse keni llogari ose plotësoni të dhënat nëse jeni blerës i ri dhe shtypni bëj porosinë.

Pas kësaj kujdesemi ne që porosia t’ju vijë në adresën tuaj :)

Rreth Dërgesës

1. Sa paguaj për transportin dhe për sa vjen porosia?

Kostoja e transportit ndryshon sipas vlerës së porosisë. Për të parë të dhënat përkatëse ju lutem zgjidhni zonën ku ndodheni (Tiranë, Qytete të tjera, Kosovë).

  • Transporti në Tiranë është falas për çdo vlerë porosie.
  • Dorëzimi brenda 24 orëve.
  • Për porosi 0-2000 lekë ka një tarifë transporti prej 200 lekësh.
  • Për porosi 2000-4000 lekë ka një tarifë transporti prej 100 lekësh.
  • Për porosi mbi 4000 lekë transporti është falas.
  • Dorëzimi për 24-48 orë.
  • Për porosi 0-5000 lekë ka një tarifë transporti prej 800 lekësh.
  • Për porosi 5000-20000 lekë ka një tarifë transporti prej 600 lekësh.
  • Për porosi mbi 20000lekë transporti është falas.
  • Dorëzimi branda 7 ditëve

2. Kërkesa mbi dorëzimin

Nëse keni kërkesa të veçanta mbi dorëzimin si një datë më e vonë apo fashë orare kur e keni me të përshtatshëm dorëzimin ju lutem specifikojeni para përfundimit të porosisë në fushën Informacione Shtesë, apo na shkruani në formën e kontaktit më poshtë.

Sistemi i pikëve

1. Çfarë është sistemi i pikëve?

Pikët janë një sistem që kemi zhvilluar për t’ju falenderuar për blerjet & besimin tuaj.

2. Si mund të fitoj pikë?

Pikët mund të fitohen nga aktivitete të ndryshme* në websitin tonë si për shembull:

  • Blerja e produkteve
    Në çdo produkt gjeni të specifikuar dhe numrin e pikëve që do përfitoni me blerjen e tij. Pikët përfitohen vetëm për porositë e bëra drejtpërdrejtë në website (ju duhet të krijoni një llogari apo të identifikoheni në llogarinë tuaj në mënyrë që pikët të ruhen).
    Pikët e fituara nga blerja e produktit
  • Lënia e përshtypjeve tuaja (review) mbi produktet të cilat i keni provuar

* Kujdes! Kushtet e fitimit, përdorimit dhe kufizimet mbi pikët mund të jenë subjekt i ndryshimeve të pa-paralajmëruara nga ana jonë.

3. Për çfarë i përdor pikët?

Shumë e thjeshtë! Pikët ju shërbejnë si zbritje në porositë tuaja.

Në momentin e mbarimit të porosisë do keni mundësinë ti aplikoni pikët – si në foton më poshtë. 1 pikë konvertohet në 1 lekë zbritje.

* Kujdes! Kushtet e fitimit, përdorimit dhe kufizimet mbi pikët mund të jenë subjekt i ndryshimeve të pa-paralajmëruara nga ana jonë.

4. Ku mund të shikoj numrin e pikëve të mia?

Ju mund të shikoni numrin aktual të pikëve dhe të gjithë historikun e pikëve tuaja në seksionin Llogaria Juaj (duhet të jeni të identifikuar).

Historiku i pikëve të fituara - Llogaria Ime Farma-City.al

5. Afati i përdorimit të pikëve

Pikët janë të vlefshme për 30 ditë nga momenti i përfitimit (nga momenti kur ne verifikojmë dorëzimin e porosisë përkatëse). Para përfundimit të afatit të përdorimit ju do merrni një e-mail rikujtues nga ne.

* Kujdes! Kushtet e fitimit, përdorimit dhe kufizimet mbi pikët mund të jenë subjekt i ndryshimeve të pa-paralajmëruara nga ana jonë.

6. Abuzimet me sistemin e pikëve

Në çdo rast që gjykohet nga ne si abuzim me sistemin e pikëve ne rezervojmë të drejtën e zbritjes së pikëve të fituara nga ju.

Lista e dëshirave

1. Çfarë është lista e dëshirave?

Lista e dëshirave është një listë ku mund të ruani apo mblidhni produktet që kanë interes për ju. I gjithë qëllimi i listës së dëshirave është t’ju lehtësojë ju kërkimin e produkteve.

2. Si të shtoj produkte

Ju mund të shtoni produktet në listën e dëshirave duke shtypur butonin lista e dëshirave në faqen e çdo produkti pas pak butonit shto në shportë.

3. Ku ta gjej

Listën e dëshirave mund ta gjeni gjatë navigimit në website, tek produktet apo në menu. Gjithashtu mund ta aksesoni menjëherë duke klikuar këtu.

Në desktop e gjeni në 2 vendosje

Në ikonën e zemrës që shfaqet në pjesën poshtë djathtas apo në menunë kryesore.

Në versionin mobile e gjeni në 2 vendosje

Në shiritin poshtë (tek ikona në formë zemre) dhe në menunë kryesore në nëndarjen Faqet.

 

 

 

 

 

 

Pyetje tjetër?

Nëse keni një pyetje tjetër mos hezitoni të na kontaktoni. Mirëpresim me shumë kënaqësi çdo pyetje nga ju.

    LART