Përshkrimi i Produktit
La Roche Posay Pure Niacinamide Serum
Një serum i koncentruar i përsosur për të luftuar njollat e errëta edhe në lëkurat më të ndjeshme.
Ky produkt është i pasur me 10% Niacinamide, një përbërës aktiv me një aftësi të fortë për të barazuar tonin e lëkurës, ky përbërës lehtëson hiperpigmentimin e lëkurës, duke e zbardhur atë, ndërsa lëkura fiton një pamje shumë më rrezatuese dhe për më tepër riparohet barriera e saj mbrojtëse natyrale.
Nga ana tjetër, prania e 5% Hepes sjell eksfolim të butë të lëkurës duke bërë që tekstura e lëkures të bëhet më e lëmuar dhe më uniforme.
Së fundi, Acidi Hialuronik e lë lëkurën shumë më të hidratuar. Përveç kësaj, lëkura fiton një efekt të lehtë ngopjeje që sjell zbutjen e linjave të holla në fytyrë.
Ky serum ndriçon lëkurën duke reduktuar shfaqjen e njollave të errëta në lëkurë, hidraton intensivisht, zbut dhe qetëson, ka një formulë hipoalergjike të përshtatshme për lëkurë shumë të ndjeshme.
Formula minimaliste është krijuar për lëkurën e ndjeshme dhe nevojat e saj.
Një serum i përshtatshëm për lëkurën e yndyrshme, të prirur për akne dhe rosacea, dhe për shumicën e llojeve të lëkurës.
Përbërësit kryesorë:
- 10% Niacinamide: është një përbërës aktiv që rrit aktivitetin e përbërësve të tjerë aktivë kundër papërsosmërive dhe redukton irritimin e lëkurës duke e qetësuar atë. Gjithashtu ndihmon në zbutjen e hiperpigmentimeve në lëkurë.
- 5% Hepes: stimulon enzimat natyrale në lëkurë për të prishur lidhjen midis qelizave sipërfaqësore, duke rezultuar në një eksfolim të butë që heq më shpejt qelizat e pigmentuara.
- Acidi hialuronik: jo vetëm që e hidraton thellësisht lëkurën, por gjithashtu e mbush atë duke e mbajtur lëkurën të hidratuar ndërsa ndihmon në reduktimin e linjave të imta dhe rrudhave.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni në mëngjes dhe/ose në mbrëmje në fytyrë dhe qafë përpara se të hidratoheni. Nëse është e nevojshme, i përshtatshëm për përdorim edhe në duar. Përdoreni së bashku me një produkt të përditshëm mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme UV.
Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë.

Pështypjet mbi produktin
1 përshtypje për La Roche Posay – Pure Niacinamide Serum
Xhuljana V. –
Produkt shum i mire . Ne pak kohe perdorim zbeh njollat kafe ne fytyre . Super e gjithe linja !
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin