Përshkrimi i Produktit
Frezyderm – Sun Screen Krem fytyre me ngjyrë Velvet SPF 50+
Kremi ofron mbrojtje shumë të lartë nga dielli dhe njëtrajtëson ngjyrën e lëkurës. Ngjyra mbulon imperfeksionet e lekurës, shenjat dhe diskolorimet. Ndërsa revolucioni Second Skin Technology krijon ndjesinë e një “lëkure të dytë”.Lëkura është e mëndafshtë, e matifikuar dhe zbut shfaqjen e rrudhave. Ky krem gjithashtu parandalon fotoplakjen e shkaktuar nga ekspozimi në diell. Ngjyra e kremit përshtatet me të gjitha tonet e lëkurave për të ofruar mbulimin perfekt.
- Mbulim i lehtë dhe diskret
- Ndjesi e mëndafshtë
- Lëkura është e matifikuar për 6 orë, absorbon yndyrën
- Zbut pamjen e rrudhave
- Rezistent ndaj ujit
- Teksturë jo e yndyrshme
- E testuar dermatologjikisht
- Pa paraben dhe parfum
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni rregullisht në të gjitha zonat e ekspozuara 20-30 minuta para ekspozimit në diell. Ripërdoreni cdo dy orë dhe menjëherë pas notit ose fshirjes me peshqir.
Kujdes! Produkti funksionon me vakum. Vetëm në aplikimin e parë mund të ketë nevojë për disa shtypje të pompës. Mos e hapni tapën pasi prishet sistemi i vakumit dhe më pas pompa nuk punon më.
Pështypjet mbi produktin
25 përshtypje për Frezyderm – Sun Screen Krem fytyre me ngjyrë Velvet SPF 50+
Eli I. –
Super!
Suela K. (blerës i verifikuar) –
Super jam sh e kenaqur kam mbi e vjet qe e perdor
. (blerës i verifikuar) –
Shume i mire , ja vlen vertet!
Ariona Q. (blerës i verifikuar) –
Shume krem i mire, te le nje ndjesi te mrekullueshme ne fytyre. Nuk ngjit dhe ngjyra pershtatetet mire me tonalitetin e fytyres. E rekomandoj sepse ja vlen. Une kam lekure normale.
Elisa M. (blerës i verifikuar) –
Shume i mire si krem, porosia erdhi ne kohe
anna h. –
Super
. –
Duke pasur një lëkurë të yndyrshme është i vetmi krem mbrojtës që me përshtatet dhe nuk më lë lëkurën të shkëlqyeshme. Për më tepër mbulon papersosmerite duke mos e lënë lëkurën si maskë. Është Super e Rekomandoj ?
zhisketa i. (blerës i verifikuar) –
super
. (blerës i verifikuar) –
Perfekt dhe porosia ne kohen kur e doja une shum shum mire! ?
. (blerës i verifikuar) –
⭐⭐⭐⭐⭐
Eleni G. –
Eshte kremi te cilin e kam perdorur si ne dimer dhe ne vere.Kam fytyre mikse/yndyrshme por ky krem me qendron kaq mire ne fytyre!Pershtatet shume mire me fytyren dhe te jep ndjesin velvet kur e aplikon!
. –
Kremi i dyte brenda 5 muajsh, mund te them me plot goje se fytyra ime e adhuron kete si asnje krem tjeter.
Kushdo qe thote qe ky lloj nuk ben per fytyra te yndyrshme dhe me akne une jam shembulli perfet per te thene qe kam provuar shume produkte edhe vetem vendosja e perditshme e ketij frezyderm ma ka qetesuar lekuren.
Vetem ngjyra eshte pak e erret per mua qe nuk perdor makeup por vetem kete krem dielli gjithesesi e rekomandoj 100/100.
+ Porosia vjen shume shpejt edhe stafi eshte shume i sjellshem ?
. –
Produkt i cili tashme kam vite qe nuk e ndaj nga rutina ime – lekure mixe dhe pro akneike.
. –
Zgjedhja me e mire per kedo qe do te kete pamje natyrale. Kremi mbulon plotesisht poret, nuk yndyros lekuren dhe i jep pamje mat finish.
Matilda G. (blerës i verifikuar) –
Kam 5 vite qe e perdor eshte vertet shume i mire dhe perhapet lehtesisht ne lekure.
. –
⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Anita R. –
Frezyderm e kam blere pas review-ve pozitive qe lexoja kudo.
Kremi ka nje mbulim mesatar me nje ngjyre natyrale qe me pershtatet shume mire, gje qe nuk e kam gjetur tek asnje SPF tjeter.
Ajo cfare nuk me pelqen eshte se ndonjehere me shkakton akne.
Jonida B. (blerës i verifikuar) –
Ky krem eshte fantastik.Kur e mora ne fillim u tremba pak sepse mu duk i erret, por Kur e vendosa ne lekure ngjyra ishte super.Kremin puder e kam zevendesuar me kete spf.Hapet shume lehte dhe ajo ndjesia velvet ne lekure e le fytyren te lemuar dhe duket bukur. 10/10
Ergisa T. (blerës i verifikuar) –
Kam zevendesuar cdo lloj fondatine te mundshme me kete krem! Me i miri qe kam perdorur nga te gjithe kremerat e diellit me ngjyre. E rekomandoj gjithmone!
Roland D. –
I pershtatshem per lekuren e yndyrshme.👍👍
Roland D. –
⭐⭐⭐⭐⭐
Jonida I. (blerës i verifikuar) –
Super
Griselda K. –
Krem perfekt, e kam zevendesuar me fondatinen se perdor me fare! E super rekomandoj, ta le lekuren si beb! Mbi te gjitha e kam gjetur dhe me oferte tek farmacity sa here kam pasur nevoje, zgjat shume!
Flavia L. (blerës i verifikuar) –
Super!
Flavia L. (blerës i verifikuar) –
Super produkt
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin