- 20%

Geek & Gorgeous – C-Glow

(8 përshtypje mbi produktin)

Current price is: 1,440 Lekë. Original price was: 1,800 Lekë.

Serum me 15% vitaminë C (acid askorbik)
Me blerjen e këtij produkti ju përfitoni 36 pikë dhuratë për blerjen e rradhës! Zbulo si funksionon sistemi i pikëve.

Përshkrimi i Produktit

Geek & Gorgeous – C-Glow

Vitaminë C e riformuluar dhe më e stabilizuar ndaj oksidimit, me një jetëgjatësi 6 muaj nga data a prodhimit! Vitaminë C e pastër (ose acidi ascorbic) është e vetmja formë e vitaminës C që ka studime klinikisht të provuara për 3 vetitë e saj të mrekullueshme: 

  1. Antioksiduese – mbrojtje nga mjedisi, stresi oksidativ
  2. Nxit prodhimin e kolagjenit
  3. Redukton hiperpigmentimin duke njëtrajtësuar tonin e lëkurës.

Disavantazhi i vetëm i vitaminës C të pastër është jo-stabiliteti i saj dhe është shumë e vështirë për të sjell formula efikase dhe elegante me të. Formulimi nga Geek&Gorgeous përdor një pH të ulët dhe antioksidant të tjerë për të ndihmuar në stabilitetin e vitaminës C, por edhe kështu vitamina C mund të stabilizohet vetëm për disa mua

Për të siguruar freskinë maksimale, ne e krijojmë vitaminën C ne sasi të vogla cdo javë (mesatarisht vitamina C kur shkon tek klientët tanë mund të ketë 2-3 javë që është prodhuar dhe ne e ruajmë atë ne kushte frigoriferike në magazinën tonë). Ne gjithashtu i këshillojmë klintët tanë që ta vendosin në frigorifer vitaminën C ku qëndron pa problem për 3 muaj.

Përbërësit aktivë

  • Vitamina C (ascorbic acid – 15%) forma e vetme e vitaminës C e provuar klinikisht për efikasitetin e saj si antioksidante, nxitës i prodhimit të kolagjenit dhe ndihmon ne reduktimin e njollave kafe. Gjithashtu i jep një shkëlqim të menjëhershëm lëkurës.
  • Acid Ferulik + Vitamine E – antioksidantë që ndihmojnë në stabilizimin e vitaminës C dhe sëbashku rrisin fuqinë antioksiduese të produktit në tërësi. Kjo formulë përmban përqëndr të madh të acidit ferulik dhe sasi të vogël të vitaminës E.
  • Dimethyl Isosorbide – gjenerata më e re e solventëvë që ndihmojnë penetrimin e duhur të vitaminës C dhe ndihmon në njtrajtësumin e acidit ferulik në formulë.

Veçoritë e produktit

  • Për të gjithë që janë në kërkim të një formule të pastër të vitaminës C + ekstra antioksidantë me teksturë të lehtë. Megjithatë, nëse keni lëkurë të ndjeshme dhe të prirur ndaj skuqjes, ne nuk ju rekomandojmë C-Glow për shkak të pH të ulët dhe përmbajtjes së lartë të acidit të pastër.
  • Për të gjitha llojet e lëkurave, me përjashtim të atyre shumë të ndjeshme.
  • Njollat kafe, rrudhat, lëkurë pa vitalitet dhe jo ngjyrë jo e njëtrajtshme.
  • Teksturë e lehtë, vetëm me bazë ujore, e cila përthithet menjëherë nga lëkura.

Udhëzime mbi përdorimin 

Aplikoni disa pika në fytyrë direkt pasi e pastroni atë, perpara se të vendosni serume apo kremra të tjerë të rutinës tuaj. Ideale për tu përdorur në mëngjes, por mund të alikohet edhe në darkë pa probleme. Duke qënë se formula e vitaminës C është ujore, ne rekomandojmë që të vendosni serumin direkt në fytyrë dhe me dorën tjetër ta përhapni.

Jetegjatësia – 6 muaj pas prodhimit (e pahapur), por duke qënë për më shumë se 2 vite ne treg, me siguri ju themi që i vendosur në frigorifer dhe i pahapur, qëndron për shumë më shumë.

Firma

Geek & Gorgeous

Mosha

Të gjithë

Sasia

30ml

Forma

Flakon me pikatore

Water, (L-)Ascorbic Acid, Dimethyl Isosorbide, Butylene Glycol, Peg/Ppg/Polybutylene Glycol-8/5/3 Glycerin, Ferulic Acid, Tocopherol, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin, Sodium Hydroxide

Pështypjet mbi produktin
  • 5
    8 vlerësime
  • 5 Yje
    100%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
8 përshtypje për Geek & Gorgeous – C-Glow
  • Anonimus –

    Vitamina C me e mire qe kam perdorur, nuk oxidohet dhe zbeh goxha hiperpigmentimet.

  • Aida K. –

    Ka formulim elegant qe perthithet lehte nga lekura dhe nuk e yndyros. Une e kam lekuren mikse akneike dhe me eshte pershtatur shume mire, edhe poshte makeup. Deri tani Vit C me i pershtatshem per lekuren time qe kam provuar.

  • aida h. (blerës i verifikuar) –

    e perdor prej 6 muajsh dhe e porosita perseri.Nuk le shkelqim dhe eshte perfekt per tu perdorur poshte spf ne mengjes.

  • Ledina C. (blerës i verifikuar) –

    Super e mire

  • Kejsi S. –

    E pelqej shume kete produkt. Unifikon lekuren dhe ngushton poret. Do e blija gjithmone.

  • Amarela D. (blerës i verifikuar) –

    Vitamina C me e mire qe kam provuar . Ndihet gjallerimi i lekures qe javen e pare te perdorimit .

  • Berta C. (blerës i verifikuar) –

    Vitamine c qe nuk irriton lekuren.

  • Deshira E. (blerës i verifikuar) –

    Vitamina C me e mire.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin
Jepni mendimin tuaj

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LART