Përshkrimi i Produktit
Youth Lab – Sun & After Sun Value Set
Shijoni diellin në mënyrë të sigurt, me Youth Lab.
Seti ju vjen në ndihmë si aleat me 3 produktet më të domosdoshme të verës, por me një çmim special! Seti përmban një krem fytyre kundër diellit , locion mbrojtës ndaj diellit për fytyrën dhe trupin dhe si një dhuratë në set përfitoni Tan & After Sun kremin qetësues pas ekspozimit në diell.
Konkretisht, seti përfshin:
Krem për diellin ditor SPF 50 (50 ml) i cili vjen në dy formate specifike varësisht nga lloji i lëkurës suaj.Ofron mbrojtje të lartë nga dielli, ka efekt të lartë antioksidant dhe anti-inflamator. Mbron gjithashtu nga rrezatimi UVA, UVB, IR dhe plakja e parakohshme & njolla të errëta. Hidraton thellë duke rivendosur elasticitetin e lëkurës.
Body Guard SPF 30 (100ml) është një spray kundër diellit, rezistent ndaj ujit për fytyrën dhe trupin me efekt të lartë antioksidues dhe mbrojtës për të gjitha llojet e lëkurës. Një formulë jo e yndyrshme e cila përthithet shpejt dhe që siguron mbrojtje të lartë kundër rrezeve UVA & UVB duke përmirësuar nivelet e hidratimit së lëkurës dhe duke parandaluar plakjen e parakohshme dhe njollat.
Përfitoni dhuratë:
Tan & After Sun (150 ml), një xhel krem me “efekt freskues” që rrit dhe zgjat nxirjen natyrale, riparon dhe qetëson irritimet, duke ofruar një lëkurë më rrezatuese dhe të hidratuar. Një produkt i shpejtë për fytyrën dhe trupin, duke adresuar menjëherë acarimin dhe skuqjen, ndërsa nxirja natyrale fiton thellësi dhe kohëzgjatje. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, fytyrën dhe trupin.
Cantën PVC
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni kremin e diellit SPF 50 mbi të gjithë fytyrën dhe qafën, 30 minuta para ekspozimit në diell.
Aplikoni Body Guard SPF 30 në mënyrë uniforme 15 minuta para ekspozimit në diell.
Aplikoni Tan & After Sun mbi fytyrë dhe trup pas ekspozimit në diell.
Pështypjet mbi produktin
1 përshtypje për Youth Lab – Sun & After Sun Value Set
Iljada B. –
Best trio ? ❤ ?
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin