- 20%

Youth Lab – Retinol Reboot Xmas Set

Original price was: 5,200 Lekë.Current price is: 4,160 Lekë.

Limited edition !

Me blerjen e Youth Lab Retinol Reboot Hydra Gel Eye Patches përfitoni dhuratë 4 Youth Lab Retinol Reboot Mask.

In stock

Përshkrimi i Produktit

Youth Lab Retinol Reboot Xmas Set

Për një pamje të relaksuar dhe të ndritshme për periudhën më magjepsëse të vitit Youth lab sjell setin i cili permban maskë nate me retinol, në formë xhelatine për konturin e syve dhe ju dhuron 4 maska fytyre me retinol të gjeneratës së re, për të rindërtuar lëkurën.

Youth Lab Retinol Reboot Hydra Gel Eye Patches

Zbut linjat e thella, rrudhat dhe jep efekt hidratues duke rikthyer tonin dhe strukturën uniforme të lëkurës, pa shkaktuar acarim të padëshiruar. Një përbërje e re e specializuar me retinol aktiv vjen për të dhënë një efekt të menjëhershëm lifting por edhe një efekt afatgjatë në shenjat e plakjes rreth syve. E testuar dermatologjikisht, pa parabene, gluten, silikon dhe alkool.

  • Retinol: Në formën e Retinolit liposomal për stabilitet dhe depërtim të thellë në lëkurë duke rezultuar në rritjen e prodhimit të kolagjenit, GAG dhe elastinës.
  • Bakuchiol: Parandalon formimin e rrudhave të reja, duke mbrojtur barrierën epidermale dhe duke ruajtur nivelet e hidratimit.
  • Hydroxyproline: Aminoacid i teknologjisë së re, i cili stabilizon, mbron dhe rrit prodhimin e kolagjenit.
  • Acidi hialuronik: Mbush lëkurën, duke zbutur linjat e imëta dhe rrudhat, duke rritur elasticitetin e saj.
  • Niacinamide:Riparon dëmtimet nga radikalet e lira, rikthen shkëlqimin, duke reduktuar irritimin dhe dëmtimet pigmentare.
  • Kompleks Osmolyte: Mbështet vetë-shërimin e lëkurës, duke rritur vetitë e saj rigjeneruese dhe restauruese, si dhe parandalon rënien, humbjen e elasticitetit, duke zbutur rrudhat e thella.

Aplikojeni në mbrëmje, në lëkurë të pastër në zonën poshtë syve, 2-3 herë në javë. Lëreni për 20-30 minuta, hiqni patechet dhe përhapni produktin e tepërt me gishta. Nëse i aplikoni gjatë ditës, është i nevojshëm përdorimi i mëpasshëm i një kremi me SPF 30 ose më të lartë.

Kujdes: Mos e aplikoni gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, në lëkurë të irrituar nga dielli ose në plagë.

Youth Lab Retinol Reboot Mask

Ngadalëson shenjat e plakjes, ndërsa zbut rrudhat e thella tashmë të krijuara, tërheq dhe hidraton lëkurën, duke ofruar tonalitet dhe strukturë të njëtrajtshme të lëkurës, pa irritim. Vepron në lëkurën e prirur për yndyrë dhe njolla, i mban poret të pastra duke parandaluar akumulimin e tepërt të sebumit.Testuar dermatologjikisht, jo komedogjenike, pa gluten.

  • Acidi Ferulik: Antioksidant i fuqishëm natyror që neutralizon dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira që përshpejtojnë plakjen. Parandalon formimin e linjave dhe rrudhave të imta.
  • Retinol: Në një formë liposomike të Retinolit për qëndrueshmëri dhe depërtim të thellë në lëkurë. Ai frenon plakjen dhe përmirëson pamjen e lëkurës pas dëmtimit të shkaktuar nga rrezatimi UV. Zbut linjat e holla dhe zvogëlon rrudhat e krijuara, duke rritur prodhimin e kolagjenit, GAG dhe elastinës.
  • Retinol Ester: Promovon prodhimin e kolagjenit, zbut linjat e imëta dhe redukton rrudhat e thella.
  • Acidi Hialuronik: Falë aftësisë së tij për të mbajtur sasi të mëdha uji, ai vepron si një agjent hidratues, duke e mbushur lëkurën, duke zbutur linjat e imëta dhe rrudhat, duke rritur elasticitetin e saj.
  • Glyceryl Glucoside: Agjent hidratues i gjeneratës së re, kontribuon në ruajtjen dhe rritjen e niveleve të hidratimit, duke aktivizuar kanalet qelizore hidratuese. Ai rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke i ofruar lëkurës elasticitet, shkëlqim dhe strukturë të lëmuar.
  • Derivat i Hidroksiprolinës: Përmirëson cilësinë e lëkurës duke rritur elasticitetin dhe duke zbutur linjat e imëta. Në të njëjtën kohë, ai nxit sintezën e ceramideve, duke riparuar dhe forcuar barrierën epidermale. Kontribuon në rritjen e niveleve të hidratimit të lëkurës dhe siguron hidratim afatgjatë.

Vendoseni maskën në lëkurë të pastër. Hiqeni pas 20-30 minutash, pa e larë lëkurën dhe më pas përhapni produktin e tepërt me gishta, derisa të përthithet. Përdoreni një herë në javë, vetëm gjatë natës. Mos e aplikoni gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, në lëkurë të irrituar nga dielli ose në plagë.

Firma

Youth Lab

Mosha

Të gjithë

Forma

Maskë, Patch

Sasia

4 copë, 60 copë

Retinol Reboot Hydra-Gel Eye Patches
Water, Glycerin, Niacinamide, Carrageenan, Butylene Glycol, Ethyl Hexanediol, Pentylene Glycol, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Hexylene Glycol, Pinus Sylvestris Leaf Extract, Allantoin, PEG – 60 Hydrogenated Castor Oil, Calcium Chloride, Cellulose Gum, Ultramarines, Chlorphenesin, Sucrose, Hydroxyacetophenone, Potassium Chloride, 1,2 – Hexanediol, Illicium Verum (Anise) Fruit Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Calcium Lactate, Ethylhexylglycerin, Synthetic Fluorphlogopite, Bakuchiol, Propanediol, Caprylyl Glycol, Arginine, CI 77491, Parfum, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Prunus Persica (Peach) Flower Extract, Prunus Serrulata Flower Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Rubus Coreanus Fruit Extract, Titanium Dioxide, Trehalose, Betaine, Taurine, Inositol, Phaseolus Radiatus Seed Extract, Dipalmitoyl Hydroxyproline, Glycine Soja (Soybean) Oil, Caprylic / Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Retinol, Sodium Phytate, Palmitic Acid, Polyglyceryl – 10 Myristate, Tocopheryl Acetate, Bixa Orellana Seed Oil, Tocopherol, Polymethylsilsesquioxane, Silica, Polyglyceryl – 10 Oleate

Retinol Reboot Mask
Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glycol, Betain, Glyceryl Glucoside, Carbomer, Arginine, 1,2-Hexanediol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer,Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Xanthan Gum, Allantoin, Disodium EDTA, Retinol, Retinyl Acetate, Beta-Glucan, Sclerotium Gum, Ferulic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Acetyl Hydroxyproline, Polyglyceryl-10 Diisostearate, Hydrogenated Lecithin, Astaxanthin, Fullerenes, Pentylene Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Glycine Soja (Soybean) Oil, Calcium Pantothenate, Ascorbic Acid, PVP, Tocopherol, Linoleic Acid, Ubiquinone, Biotin

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Youth Lab – Retinol Reboot Xmas Set”

Produkte që mund t'ju interesojnë

LART