- 20%

Youth Lab – Retinol Reboot Mask

704 Lekë

Përshkrimi i Produktit

Youth Lab Retinol Reboot Mask

Maskë ftyre me retinol të gjeneratës së re, për të rindërtuar lëkurën.

Ngadalëson shenjat e plakjes, ndërsa zbut rrudhat e thella tashmë të krijuara, tërheq dhe hidraton lëkurën, duke ofruar tonalitet dhe strukturë të njëtrajtshme të lëkurës, pa irritim.

Vepron në lëkurën e prirur për yndyrë dhe njolla, i mban poret të pastra duke parandaluar akumulimin e tepërt të sebumit.

  • Testuar dermatologjikisht
  • Jo komedogjenike
  • Pa gluten.

E përshtatshme për

  • Lëkurën e thatë, normale, të kombinuar, të yndyrshme
  • Lëkurën me imperfeksione dhe të prirur për akne.
  • Linjat e holla dhe rrudhat intensive.
  • Tonin e pabarabartë i lëkurës
  • Teksturën jo të njëtrajtshme

Përbërësit aktivë

Acidi Ferulik: Antioksidant i fuqishëm natyror që neutralizon dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira që përshpejtojnë plakjen. Parandalon formimin e linjave dhe rrudhave të imta.

Retinol: Në një formë liposomike të Retinolit për qëndrueshmëri dhe depërtim të thellë në lëkurë. Ai frenon plakjen dhe përmirëson pamjen e lëkurës pas dëmtimit të shkaktuar nga rrezatimi UV. Zbut linjat e holla dhe zvogëlon rrudhat e krijuara, duke rritur prodhimin e kolagjenit, GAG dhe elastinës.

Retinol Ester: Promovon prodhimin e kolagjenit, zbut linjat e imëta dhe redukton rrudhat e thella.

Acidi Hialuronik: Falë aftësisë së tij për të mbajtur sasi të mëdha uji, ai vepron si një agjent hidratues, duke e mbushur lëkurën, duke zbutur linjat e imëta dhe rrudhat, duke rritur elasticitetin e saj.

Glyceryl Glucoside: Agjent hidratues i gjeneratës së re, kontribuon në ruajtjen dhe rritjen e niveleve të hidratimit, duke aktivizuar kanalet qelizore hidratuese. Ai rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke i ofruar lëkurës elasticitet, shkëlqim dhe strukturë të lëmuar.

Derivat i Hidroksiprolinës: Përmirëson cilësinë e lëkurës duke rritur elasticitetin dhe duke zbutur linjat e imëta. Në të njëjtën kohë, ai nxit sintezën e ceramideve, duke riparuar dhe forcuar barrierën epidermale. Kontribuon në rritjen e niveleve të hidratimit të lëkurës dhe siguron hidratim afatgjatë.

Udhëzime mbi përdorimin

Vendoseni maskën në lëkurë të pastër.

Hiqeni pas 20-30 minutash, pa e larë lëkurën dhe më pas prekni produktin e tepërt me gishta, derisa të përthithet.

Përdoreni një herë në javë, vetëm gjatë natës.

Mos e aplikoni gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, në lëkurë të irrituar nga dielli ose në plagë.

Firma

Youth Lab

Mosha

Të gjithë

Forma

Maskë

Sasia

1 copë

Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glycol, Betain, Glyceryl Glucoside, Carbomer, Arginine, 1,2-Hexanediol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer,Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Xanthan Gum, Allantoin, Disodium EDTA, Retinol, Retinyl Acetate, Beta-Glucan, Sclerotium Gum, Ferulic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Acetyl Hydroxyproline, Polyglyceryl-10 Diisostearate, Hydrogenated Lecithin, Astaxanthin, Fullerenes, Pentylene Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Glycine Soja (Soybean) Oil, Calcium Pantothenate, Ascorbic Acid, PVP, Tocopherol, Linoleic Acid, Ubiquinone, Biotin

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Youth Lab – Retinol Reboot Mask”

Produkte që mund t'ju interesojnë

LART