Përshkrimi i Produktit
Youth Lab Peptides Reload Mask
Maskë për fytyrën me inde, e mbushur me një koktejl Peptidesh, për ristrukturim total të lëkurës.
Një trajtim i avancuar i cili funksionon për të “mbushur” linjat dhe rrudhat, dhe ndihmon në mbështetjen e rinovimit dhe forcimit të dukshëm të lëkurës.
Përbërësit:
Kompleksi i 8 Peptideve, një koktejl Peptidesh të ndryshme, të cilat synojnë riformimin e fytyrës ovale dhe zbutjen e rrudhave, stimulojnë sintezën e matricës jashtëqelizore, duke rritur kështu qëndrueshmërinë dhe elasticitetin.
Peptidet bio-aktive të sojës, nxisin rinovimin e qelizave, ushqejnë dhe forcojnë lëkurën, duke rikthyer elasticitetin dhe qëndrueshmërinë. Me një veprim të fuqishëm kundër plakjes, shtyjnë formimin e rrudhave të reja, duke vepruar si një mburojë mbrojtëse kundër fotoplakjes që lidhet me rrezatimin UVB.
Një përzierje hidratuese e 2 acideve hialuronike, së bashku me ekstraktet e Alantoinës, Pantenolit, Centella Asiatica dhe Kamomilit, që rimbushin lëkurën, duke ofruar hidratim intensiv, si në sipërfaqe dhe në shtresat më të thella të lëkurës, si dhe përforcim të indit lidhës.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe ato të ndjeshme.
- Testuar dermatologjikisht, pa gluten.
- I pa testuar në kafshë.
- I përshtatshëm për veganët.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni me kujdes maskën në lëkurë të pastruar tërësisht. Zbusni maskën butësisht për të siguruar kontaktin me lëkurën. Rregulloni konturet e maskës në fytyrë. Lëreni për 20-30 minuta. Për të hequr maskën, hiqeni ngadalë nga skajet.
Përdoreni 2-3 herë në javë ose sa herë të jetë e nevojshme, sipas nevojave tuaja.

Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin