- 20%

Youth lab – Blemish Shower Gel

1,512 Lekë

Xhel dushi qetësues dhe pastrues i lëkurës që parandalon formimin e akneve

Përshkrimi i Produktit

Youth lab Blemish Shower Gel

Blemish Shower Gel është një formulë aktive në trajtë shkume, jo irrituese që kontrollon dhe parandalon shpërthimet e akneve në shpinë, gjoks dhe krahë.

  • Shërben për pastrimin e trupit, në këtë mënyrë rregullon prodhimin e sebumit, parandalon rishfaqjen e njollave, qetëson lëkurën e irrituar ose të skuqur, balancon mikrobiomën dhe rrit nivelet e hidratimit të lëkurës.
  • I përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme, akneike, me pore të bllokuara dhe pika të zeza si dhe lëkurë sensitive.
  • Trajton aknet pavarësisht moshës si tek adoleshentët ashtu edhe tek të rriturit.
  • Meqenëse lëkura e yndyrshme e prirur ndaj akneve ka sebum të tepërt dhe jo ujë, mund të dehidratohet lehtësisht, për këtë arsye është shmangur përdorimi i agjentëve të ashpër të pastrimit që e “thajnë” atë dhe krijojnë një cikël vicioz të mbisekretimit të sebumit, ndërsa janë shtuar agjentë hidratues për balancimin e barrierës së epidermës.
  • Ka një aromë të këndshme grapefruit-i, jo komedogjenik, pa paraben, gluten dhe silica.
  • I testuar dermatologjikisht, nuk është testuar në kafshë. I përshtatshëm për veganët.

Përbërësit aktiv:

  • Kompleksi polisakarid anti-bakterial (me Rhamnozë, Glukozë dhe Acid Glukuronik) – kontrollon shpërthimet e akneve, parandalon ngjitjen e baktereve të padëshiruara dhe/ose patogjene në sipërfaqen e lëkurës duke krijuar një biofilm mbrojtës.
    Më konkretisht, mbron lëkurën nga ngjitja e Propionibacterium acnes, Staphylococcus aureus dhe Staphylococcus epidermidis.
  • Kompleksi bio-teknologjik anti-bakterial Undecylenoyl Glycine (i përbërë nga Acid Endecilenik dhe Glicinë) – pastron dhe mbron barrierën e lëkurës nga dehidratimi, në të njëjtën kohë ruan ekuilibrin e mikrobiotës së lëkurës duke rivendosur florën acide si dhe duke rregulluar sekretimi i sebumit. Rezultatet e studimit in vitro kanë treguar se redukton të 3 llojet e baktereve të lartpërmendura pasi kufizon veprimin e enzimës 5α-reduktazë me 33%. Kjo enzimë është përgjegjëse për oksidimin e sebumit, i cili ka si pasojë formimin e akneve.
  • Kompleksi polisakarid dhe ekstrakti i sherebelës – rezultojnë në një lehtësim dhe qetësim të menjëhershëm në lëkurë.
  • Betainë dhe aminoacidi Argininë – mbrojnë lëkurën nga dehidratimi duke balancuar kështu nivelet e hidratimit të epidermës. Përveç kësaj, arginina rrit prodhimin e komponentëve NMF si ure dhe prolina duke ndihmuar në ruajtjen e hidratimit.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikojeni çdo ditë në të gjithë trupin në lëkurë të lagur në mëngjes dhe në mbrëmje. Shkumohuni dhe më pas shpërlahuni me ujë të bollshëm.

Firma

Youth Lab

Mosha

Të gjithë

Lloji i lëkurës

Sensitive, E yndyrshme

Forma

Shishe

Sasia

400ml

Aqua, Disodium Lauroamphodiacetate, Sodium Cocoyl Isethionate, Lauryl Glucoside, Disodium Capryloyl Glutamate, Citric Acid, Decyl Glucoside, Coco-Betaine, Parfum, Rhamnose, Glucose, Glucuronic Acid, Salvia Officnalis (Sage) Leaf Extract, Glycerin, Undecylenoyl Glycine, Arginine, Polyquaternium-53, PEG-120 Methyl Glucose Dioleate, Propanediol, Propylene Glycol, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Sodium Metabisulfite, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Hexyl Cinnamal, Limonene, Linalool.

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Youth lab – Blemish Shower Gel”

Produkte që mund t'ju interesojnë

LART