- 10%

Vitabiotics – Wellteen Her

(1 përshtypje mbi produktin)

1,350 Lekë 1,500 Lekë

Suplement i avancuar për adoleshente dhe femra të reja (13-19 vjeç)

Përshkrimi i Produktit

Suplement i avancuar për adoleshente dhe femra të reja

Në ditët e sotme të rinjtë kanë një jetesë më të vrullshme, me jetë sociale të ngarkuar, netë të vona dhe mëngjese të hershme, studime dhe sporte. Sigurimi i një diete të shëndetshme dhe të balancuar është thelbësor por nuk është prioritet në një stil jetese si ai i adoleshentëve.
Wellteen Her është zhvilluar veçanërisht për adoleshentet dhe femrat e reja të moshës 13-19 vjeç, duke ofruar një gamë të gjerë të vitaminave, mineraleve, Co-Q10, L-Carnitine, fara rrushi dhe ekstrakt boronice.

Adoleshentët dhe dieta

Një marrje e mirë ushqimore gjatë adoleshencës ndihmon në krijimin e një shëndeti afatgjatë. Adoleshentet kanë nevojë të kenë vitamina dhe minerale të nevojshme për të siguruar zhvillim të shëndetshëm gjatë periudhës së rritjes, plus ato kalojnë ndryshime të mëdha fizike dhe psikologjike në trupat e tyre. Këto vite janë më të rëndesishmet në ndryshimet hormonale, dhe patjeter stresi emocional.

Shëndeti i femrës

Wellteen Her është një formulë e balancuar me kujdes për të ndihmuar në vitalitet dhe mirëqënie. Ajo ofron vitaminën B6 që kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal. Ajo gjithashtu përfshin hekur që kontribuon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinën. Disa statistika tregojnë që dieta e adoleshentëve mund të jetë e ulet me disa nutriente siç është hekuri. Kjo është e vërtetë sidomos për femrat e reja sepse hekuri mund të jetë vital gjatë pubertetit, kur menstruacionet nisin, dhe është i rëndesishëm gjatë ciklit mujor.

Lëkura dhe flokët

Disa nutriente janë shumë të rëndësishëm në mbajtjen e një lëkure të shëndetshme, plus selenium dhe zink kontribuojnë në flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Reduktimi i lodhjes dhe rritja e imunitetit

Studimet, sportet dhe një jetë sociale e zënë ka koston e vet. Wellteen Her përfshin vitaminat B6, B12 dhe vitamina C të cilat kontribuojnë në një nivel energjitik normal dhe reduktimin e lodhjes dhe plogështisë.
Një gamë nutrientësh përfshirë zinkun, selenium, hekur, acid folik, vitaminat B6 & B12 dhe vitamina D ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Wellteen Her ofron një nivel efektiv të vitaminës D me 800UI (20µg) në formën e preferuar D3. Vitamina C gjithashtu ndihmon në rritjen e imunitetit gjatë dhe pas aktivitetit fizik që është shumë i rëndësishëm për ato që merren me sport.

Funksioni konjitiv

Wellteen Her përfshin zinkun, hekur, jod që kontribuon në një funksionim nomral konjitiv, ndërkohë që acidi pantotenik ndihmon në një performancë të mirë mendore duke ndihmuar në përqendrim.

Shëndeti i kockave

Kërkimet shëndetësore tregojnë që edhe një periudhë e shkurtër e një diete shumë strikte gjatë viteve të adoleshencës mund të çojnë në uljen e densitetit të kockës, që mund të japin kocka të dobëta në moshë më të vonë. Midis moshës 12-17, përcaktohet deri në 90% e kockave të të rriturve, kështu që kjo nuk është koha për të kufizuar marrjen e kalciumit ose vitaminës D të cilat ndihmojnë në shëndetin e kockave.
Wellteen Her përfshin vitaminë D dhe minerale si magnezium dhe zink që kontribuojnë në një shëndet të mirë të kockave. Vitamina D gjithashtu ndihmon trupin të përthithë kalciumin.

Udhëzime mbi përdorimin

Merrni një tabletë në ditë me vaktin tuaj kryesor. Mos e merrni me stomak bosh.

  • Pa ngjyrues artificialë
  • Pa gluten
  • Pa konservantë
  • Pa kripë ose maja
  • I përshtatshëm për vegjetarianë
  • Wellteen nuk është testuar në kafshë
Firma

Vitabiotics

Linja

Wellteen

Mosha

12+

Forma

Tableta

Sasia

30

Nutritional InformationAv. per Tablet% EC NRV*
L-Carnitine Tartrate50 mg
Cranberry Extract100 mg
   Produced from 2.5 g cranberries
Co-enzyme Q102 mg
Grapeseed Extract (95% Proanthocyanidins)15 mg
Natural Mixed Carotenoids2 mg
Silicon30 mg
Vitamin D (as D3 800 IU)20 µg400
Vitamin E8 mg a-TE67
Vitamin C80 mg100
Thiamin (Vitamin B1)6 mg545
Riboflavin (Vitamin B2)3 mg214
Niacin (Vitamin B3)18 mg NE113
Vitamin B68 mg571
Folic Acid400 µg200
Vitamin B1220 µg800
Biotin75 µg150
Pantothenic Acid6 mg100
Magnesium94 mg25
Iron14 mg100
Zinc15 mg150
Copper1000 µg100
Manganese2 mg100
Selenium55 µg100
Chromium50 µg125
Iodine150 µg100

*NRV – Nutrient Reference Value, µg – microgram, mg – milligram, IU – International Units

Pështypjet mbi produktin
  • 3
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    100%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
1 përshtypje për Vitabiotics – Wellteen Her
  • Avatar

    Anonymous (blerës i verifikuar)


    Pas konsumit te tyre rregullisht trupi fillon te mbaje aromen e tyre e cila nuk eshte e pelqyeshme dhe shume e forte, e cila qendron edhe pasi lahesh. Gjithashtu mendoj te beni njher nje kontroll te tipit analiza perpara se ti blini per te pare a keni vertete nevoje per kete suplement. Nqs keni mungese hekuri ose magnezi me mire te zgjidhni nje suplement qe ndihmon pikerisht ne keto aspekte. Vitabiotics ka shume suplemente te tjera qe ja vlejne, por wellteen nuk eshte nje nder to.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Jepni mendimin tuaj

LART

×