- 15%

Vitabiotics – Ultra Vitamin D 1000 IU

(6 përshtypje mbi produktin)

1,275 Lekë

Përshkrimi i Produktit

Ultra Vitamin D siguron një sasi optimale të vitaminës D që luan një rol të rëndësishëm në organizëm dhe në aspekte të tjera të shëndetit. Ajo nuk luan rol vetëm në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve por është e njohur gjithashtu për rolin mbështetës në funksionimin normal të sistemit imunitar, ndarjen normale të qelizave dhe funksionin normal të muskujve.

Vitamina D sintetizohet nga trupi gjatë eskpozimit në diell. Sidoqoftë shumë pjesë të botës nuk marrin sasinë e mjaftueshme të rrezeve të diellit, dhe në shumë vende me diell, personat e kufizojnë ekspozimin për shkak të efekteve negative të ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve UV. Kjo gjë ka sjellë ulje te nivelit te vitaminës D në shumë vende të botës. Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar tani rekomandon që cdo person që nga lindja të marrë një suplement të vitaminës D.

Cfarë është Vitamina D?

Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrna e gjetur në ushqime si kërpudhat, peshku, gjalpi dhe e verdha e vezës. Vitamina D ka funksione dhe përfitime që janë më të gjera më shumë se cdo vitaminë tjetër.

Ajo kontribuon në:

  • Mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve
  • Përthithjen dhe përdorimin e kalciumit dhe fosforit
  • Funksionimin normal të muskujve
  • Nivele normale të kalciumit në gjak
  • Funksionimin e sistemit imunitar
  • Procesin e ndarjes qelizore

Për personat mbi 60 vjec, është parë se marrja e përditshme e vitaminës D nga të gjithë burimet ndihmon në reduktimin e rënies lidhur me paqëndrueshmërine posturale dhe dobësine e muskujve. Rrëzimi është një faktor rreziku për fraktura të kockave për meshkujt dhe femrat mbi 60vjec.

Perdorimi: Këshillohet marrja e një tablete në ditë.

  • E përshtatshme për vegjetarianë
  • Pa ngjyrues artificialë
  • Pa konservantë
  • Pa laktozë
  • Pa gluten
  • Pa kripe ose maja
  • Nuk është e testuar në kafshë
Firma

Vitabiotics

Mosha

Të gjithë

Forma

Tableta

Sasia

96

NutrientëtMesatarja për tablet% DDR*
Vitamin D(as D3 1000 IU)25 µg500
DDR - Doza Ditore Referencë
Lista e përbërësve
Bulking Agents: Microcrystalline Cellulose & Pregelatinised Starch, Vitamin D3 (Cholecalciferol), Polyvinylpolypyrrolidone, Tablet Coating (Hydroxypropylmethylcellulose, Glycerin, Natural Source Colour [Titanium Dioxide]), Anti-Caking Agents: Purified Talc, Magnesium Stearate & Silicon Dioxide, Hydroxypropylcellulose, Polyvinylpyrrolidone.
Pështypjet mbi produktin
  • 5
    vlerësime
  • 5 Yje
    100%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
6 përshtypje për Vitabiotics – Ultra Vitamin D 1000 IU
  • .

    super

  • Arba C. (blerës i verifikuar)

    Ky version i vitabiotics eshte nga me te miret qe kam provuar.

  • Artila H.

    ??

  • Kristi P. (blerës i verifikuar)

    Super lirë për të gjithë që kanë mungesë vit D.

  • Iljada B.

    Firma me e mire per mua

  • Xhuljana g.

    brand me cilesor,nje garanci.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Jepni mendimin tuaj

LART