- 40%

Vitabiotics – Ultra Vitamin B Complex

(3 përshtypje mbi produktin)

Current price is: 720 Lekë. Original price was: 1,200 Lekë.

Me blerjen e këtij produkti ju përfitoni 18 pikë dhuratë për blerjen e rradhës! Zbulo si funksionon sistemi i pikëve.

Përshkrimi i Produktit

Ultra Vitamin B Complex

Fuqi optimale me vitaminën B complex
Ultra Vit. B Complex nga Vitabiotics përfshin 8 llojet esenciale të vitaminës B dhe luan një rol të rëndësishëm në organizmin e njeriut. Esencial për mirëmbajtjen ne parametra optimal të  gjithë organizmit dhe sidomos flokëve, thonjve dhe sistemit nervor.

Vitaminat B janë vitamina të tretshme në ujë, që do të thotë që ato largohen nga organizmi me anë të urinimit dhe sasia e tyre mund të ulet ndjeshëm. Për këtë arsye rekomandohet marrja e vitaminës B complex si shtesë ushqimore.

Ultra Vitamin B është veçanërisht e përshtatshme për:

  • Atletët dhe individët që meren me aktivitet sportiv
  • Njerëzit me aktivitet ditor të ngjeshur
  • Individët mbi 50 vjeç
  • Vegjetarianët
  • Për ata që duan përforcim të sistemit imunitar

Ultra Vit. B Complex përfshin 8 vitaminat esenciale B : Thiamin (B1), Riboflavin (B2), Niacin (B3), Acidin Pantothenic (B5), Pyridoxine (B6), Biotin (B7), Acid Folik (B9) dhe Cyanocobalamin (B12)

Truri dhe sistemi nervor
Vitaminat B ku mund të veçojmë vitaminat B1, B2, B3, B5 dhe B7 luajnë rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit nervor. Gjithashtu dhe acidi pantotenik kontribuon në performancën optimale mendore.

Flokët dhe lëkura e shëndetshme
Vitamina B6 kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal. Biotina kontribuon për mirëmbajtjen e flokëve dhe vitaminat B2 dhe B3 për një lekurë normale.

Çlirimi i energjisë
Vitamina B2 ndihmon metabolizmin normal te hekurit, i njohur për kontributin e tij në formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe hemoglobineës. Kjo ka impakt të drejtpërdrejtë në transportin e oksigjenit në të gjithë trupin e njeriut. I gjithë spektri i vitaminave B ndihmon në çlirimin e energjisë dhe në reduktimin e lodhjes.

Shëndeti i zemrës dhe nivelet e Homocisteinës
Tiamina (vit. B1) kontribuon në funksionimin normal të zemrës. Vitamina B12 dhe acidi folik kontribuojnë në metabolizmin normal të Homocisteinës, që është një faktor i rëndësishëm në veprimtarinë e zemrës.

Sistemi imunitar
Vitamina B6, B12 dhe acidi folik kontribuojnë në funskionimin normal të sistemit imunitar.

Përdorimi
Një ose dy tableta në ditë. Rekomandohet të gëlltiten me ujë ose një pije të ftohtë. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Ultra B mund të përdoret për sa kohë është e nevojshme.

Firma

Vitabiotics

Linja

Ultra

Mosha

Të gjithë

Forma

Tableta

Sasia

60tab.

PërbërësitSasia për tabletë%VNR*
Thiamin (Vitamin B1) †5 mg455
Riboflavin (Vitamin B2) †1.4 mg100
Niacin (Vitamin B3) †16 mg NE100
Vitamin B6 †5 mg357
Folic Acid †200 µg100
Vitamin B12 †50 µg2000
Biotin §25 µg50
Pantothenic Acid §6 mg100

Maltodextrin, Niacin (Nicotinamide), Bulking Agent: Microcrystalline Cellulose, Thiamin (Vitamin B1 as Mononitrate), Pantothenic Acid (as Calcium Salt), Vitamin B12 (Cyanocobalamin), Vitamin B6 (Pyridoxine HCI), Tablet Coating (Hydroxypropylmethylcellulose, Polydextrose, Medium Chain Triglycerides, Colours: Calcium Carbonate, Iron Oxide), Anti-Caking Agents: Silicon Dioxide, Magnesium Stearate & Stearic Acid, Riboflavin, Folic Acid (as Pteroylmonoglutamic Acid), Biotin.

*VNR = Vlera ushqyese referuese.

Pështypjet mbi produktin
  • 5
    4 vlerësime
  • 5 Yje
    75%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
3 përshtypje për Vitabiotics – Ultra Vitamin B Complex
  • Arba C. (blerës i verifikuar) –

    Me perberje optimale te gjithe vitaminave B, e kam ndjere ndikimin e mire sidomos ne periudhat me lodhje.

  • Kristi P. (blerës i verifikuar) –

    Super ekonomike dhe I ka të gjitha vit b.

  • Mirela H. (blerës i verifikuar) –

    Produkt shumë cilësor . Kam ndjerë shumë përmirësim. Ju lumtë , Farmacity që bashkëpunoni me firma farmaceutike serioze!

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin
Jepni mendimin tuaj

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LART