- 10%

Vitabiotics – Ultra Omega-3

(3 përshtypje mbi produktin)

1,620 Lekë 1,800 Lekë

Out of stock

Join the waitlist to be emailed when this product becomes available

Përshkrimi i Produktit

Ultra Omega-3

Vaji i peshkut Ultra Omega-3 është formuluar që të arrijë cilësinë dhe pastërtinë më të lartë. Me mbi 60% acide yndyrore Omega-3  ky produkt është mjaft i fuqishëm dhe efektiv. Si të gjithë vajrat e peshkut të linjës Vitabiotcs Ultra, është prodhuar në Norvegji me standartet më të larta.

Vajrat e peshkut Ultra ofrojnë një burim mjaft të pasur të acideve yndyrore esenciale DHA (Docosahexaenoic acid) dhe EPA (Eicosapentaenoic acid) që ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit dhe mirëqënien tonë.

EPA dhe DHA klasifikohen si acide yndyrore esenciale pasi nuk mund të sintetizohen nga vetë trupi i njeriut dhe si pasojë duhen të merren nëpërmjet djetës. DHA kontribuon në mirëmbajtjen e shikimit dhe funksioneve të trurit. Së bashku DHA & EPA kontribuojnë në funksionimin normal të zemrës.

Kapsulat Ultra Omega-3 përmbajnë vitaminë E, që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Procesi i distilimit të shumëfishtë Opti-pure për një cilësi maksimale
Produktet e Vitabiotics janë të njohura për cilësinë e lartë. Ultra Omega-3 i nënshtrohet një proçesi purifikimi unik të quajtur Opti-pure që përfshin distilim të shumëfishtë dhe disa faza filtrimi që sigurojnë cilësinë e produktit përfundimtar. Produkti është i testuar dhe i çertifikuar sipas standarteve dhe rregulloreve të KE (Komisionit Europian) dhe OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetësisë). Vaji i peshkut Ultra Omega-3 është i prodhuar në Norvegji, duke garantuar kështu cilësinë e lëndës së parë.

Udhëzime mbi përdorimin

Dy kapsula në ditë, mundësisht me një vakt dhe me një gotë qumësht apo lëng portokalli. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

  • Pa ngjyrues
  • Pa konservues (i pasuruar me Vitaminë E natyrale)
  • Pa gluten
  • Për të parandaluar çdo shije apo aromë të padëshiruar, kapsulat Ultra Omega-3 përdorin një maskim me shije portokalli
  • Pa sheqer
Firma

Vitabiotics

Linja

Ultra

Mosha

Të gjithë

Forma

Kapsula

Sasia

60

NutrientëtMesatarja për 2 kaps.% DDR*
Vaj peshku Omega-31080 mg--
Nga të cilat
EPA355 mg--
DHA235 mg--
Vitamin E (Natural Source)11 mg α-TE92
DDR - Doza Ditore Referencë, mg = milligram
Lista e përbërësve
Omega-3 Fish Oil (from Fish), Capsule Shell (Pharmaceutical Grade Gelatin [Bovine Source], Glycerin, Orange Flavour), Vitamin E (D-Alpha Tocopherol).
Allergy Advice: For allergens, see ingredients in bold.
Pështypjet mbi produktin
  • 5
    vlerësime
  • 5 Yje
    133%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
3 përshtypje për Vitabiotics – Ultra Omega-3
  • Avatar

    Anonymous


    E perdorim familjarisht, shume e efektshme

  • Avatar

    Olian M.


    Po kur ke problem ne stomak ka efekte anesor

    • Avatar

      FarmaCity F.


      Pershendetje! Ne doza normale vaji i peshkut nuk sjell efekte te shprehura anesore. Gjithsesi sipas studimeve raportohen raste te rritjes se aciditetit te stomakut dhe diskomfortit sidomos ne rastet kur perdoret ne doza te medha. Aromat e pakendshme nga stomaku (te quajtura ndryshe “fish burps”) ne kete formulim jane te reduktuara per shkak te kombinimit me ekstrakt portokalli.

      Ne cdo rast nese keni probleme serioze me stomakun konsultohuni me mjekun tuaj perpara perdorimit te vajit te peshkut.

  • Avatar

    Kristi P. (blerës i verifikuar)


    Super nuk ka shijen tipike të vajit të peshkut që kanë suplementet e tjerë.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Jepni mendimin tuaj

LART

×