Përshkrimi i Produktit
Ultra Cod Liver Oil lëng është një formulë unike që ofron benefitet e vajit të peshkut Omega-3 së bashku me vajin e mëlçisë së merlucit në një raport 50:50. Vajrat e klasës së lartë ofrojnë burime të pasura të acideve të ngopura DHA (acid docosahexaenoic) dhe EPA (acid eicosapentaenoic). DHA kontribuon në shikim dhe në tru, ndërsa DHA dhe EPA së bashku ndihmojnë në mbajtjen e një zemre të shëndetshme.
Më shumë se vetëm vajra peshku..
Ultra Cod Liver Oil është gjithashtu një burim natyral i vitaminave.
Vitamina D
Vitamina prodhohet në lëkurë gjatë ekspozimit në rrezet UV të diellit, megjithatë shumë njerëz nuk marrin mjaftueshëm rreze dhe nuk kanë sasi të mjatueshme të vitaminës D në trup, sidomos gjatë dimrit. Vitamina D është më e njohur për rolin që ka në shëndetin e kockave dhe dhëmbëve dhe gjithashtu ndihmon sistemin imunitar.
Vitamina E
Vitaminë antioksidante mbrojtëse, Vaji i mëlçisë së merlucit përmban vitaminë E, që mbron qelizat nga stresi oksidativ.
Vitamina A
Ndihmon në mbajtjen e një shikimi normal. Gjithashtu ndihmon një lëkurë të shëndetshme dhe një sistem imunitar të fortë.
Produktet e Vitabiotics janë të njohura për cilesinë e tyre të lartë. Vaji i melçisë së merlucit i nënshtrohet një proçesi pastrimi unique Opti-Pure™, përfshire një sëre fazash distilimi dhe ekstra filtrimi, për të marrë një vaj të pastërtisë së lartë. Çdo seri testohet në mënyrë strikte, çertifikohet sipas rregullave të Bashkimit Europian. Ultra Cod Liver Oil prodhohet në Norvegji, duke garantuar standartet më të larta të cilësisë.
– Nuk përmban ngjyrues artificialë
– Pa konservantë (përveç vitaminës E që shërben për mbrojtjen e vajit)
– Pa sheqer
– Ekstrakt natyral të limonit dhe portokallit (për të hequr shijen e peshkut)
– Përdor peshk vetëm nga anije peshkimi të çertifikuara
Ultra Cod Liver Oil nuk testohet në kafshë
Udhëzime mbi përdorimin
Fëmijët 5-12 vjeç: 5ml (1 lugë çaji) në ditë
Të rriturit: 10ml (2 lugë çaji në ditë)
Mund të merret vetëm, ose e përzier me qumësht ose lëng portokalli sipas preferencës. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin