Përshkrimi i Produktit
Pregnacare Stretch Mark lotion është një locion hidratues masazhues me gjalpë kakao dhe gjalpë shea plus ekstrakte botanike të tjera i përshtatshëm për përdorim gjatë dhe pas shtatzanisë. Ky locion është i lehtë dhe përthithet me lehtësi nga lëkura.
Përmban gjalpë kakaoje, gjalpë shea, vaj avokado dhe vitaminë E, të cilat së bashku mbrojnë, rigjenerojnë dhe hidratojnë lëkurën e tërhequr. Ky produkt është testuar me metoda shkencore për verifikimin e efektivitetit në reduktimin e strijave në nivel qelizor.
Strijat (apo tërheqjet e lëkurës) mund të shfaqen në çdo vend të trupit ku lëkura ka pësuar tërheqje. Tërheqjet ndodhin kur shtresat e poshtme të lëkurës që përmbajnë kolagjen dhe elastinë (përgjegjëse për elasticitetin e lëkurës) dëmtohen nga marrja apo humbja e shpejtë e peshës – si për shembull gjatë shtatzanisë. Strijat marrin ngjyrën karakteristike mavi nga enët e vogla të gjakut që ndodhen nën sipërfaqe të cilat bëhen më të dukshme nga tërheqjet.
E sigurtë dhe efektive gjatë shtatzanisë
Pregnacare Stretch Mark Massage Lotion është e sigurtë dhe efektive gjatë muajve të shtatzanisë dhe mund të përdoret dhe pas lindjes për të ndihmuar lëkurën të qëndrojë elastike.
- E testuar dermatologjikisht
- Nuk është testuar në kafshë
- Nuk përmban ngjyrues artificialë
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin