Vitabiotics – Feroglobin Baby Drops (4-24m)

1,700 Lekë

Suplement me përmbajtje hekuri, zinku dhe vitaminë C që ndihmon rritjen e përthithjes së hekurit në gjak

Përshkrimi i Produktit

Vitabiotics Feroglobin Baby Drops (4-24m)

Feroglobin Baby Drops është një formulë unike e lëngshme hekuri ( Fe) , vitaminë C dhe zink ( Zn)  e formuluar vecanërisht për fëmijën tuaj nga mosha 4 – 24 muaj në një formulë të sigurt, të ekuilibruar dhe të butë që rrit përthithjen e hekurit.

  • Përmban hekur i cili kontribuon në zhvillimin normal kognitiv te fëmijët dhe i mundëson fëmijëve të zhvillojë aftësitë për t’u zvarritur, të folur, të ushqehet, të qeshë dhe ecë.
  • Është ideale për foshnjat vegjetariane dhe vegane, të cilat mund të kenë nivele të ulëta të Fe për arsye se hekuri nga produktet jo prej mishi nuk përthithet aq lehtë.
  • Vitamina C – rrit përthithjen e hekurit
  • E përshtatshme për moshat 4 deri ne 24 muaj
  • Pa shije artificiale, ngjyrues, ëmbëlsues, laktozë, maja ose alkool
  • Shije e shkëlqyer dhe natyrale e luleshtrydhes me qëllimin e vetëm që të pëlqehet dhe pranohet nga foshnja.
  • Aplikim i lehtë dhe administrim i sigurt i pikave në gojën e foshnjës përmes një shiringe matëse të përfshirë në paketim.
  • Prodhuar nga marka Nr.1 e suplementeve të hekurit në Mbretërinë e Bashkuar.
  • Ky produkt nuk është testuar në kafshë.

Udhëzime mbi përdorimin

Doza ditore: 0.5ml në shiringë dy herë në ditë. Mos e tejkaloni sasinë ditore të rekomanduar.

  1. Fusni shiringën në shishe, më pas mbajeni me kokë poshtë.
  2. Nxirrni 0,5 ml lëng.
  3. Vendosni me kujdes pikat në gjuhën e foshnjës.
  4. Për moshat deri në 6 muaj rekomandohet që lëngu të administrohet pikë-pikë në thithkën e gjirit ose të biberonit dhe liheni foshnjën të thithë çdo pikë.
  5. Shpëlajeni dhe thajeni shiringën pas përdorimit. Mos e përdorni në sterilizues me avull.

Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se ta përdorni, nëse fëmija juaj është nën mbikëqyrjen mjekësore, ka epilepsi, hemokromatozë, vuan nga alergjitë ushqimore ose është alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve.

Ky produkt përmban hekur, i cili nëse merret me tepricë, mund të jetë i dëmshëm për foshnjat. Mos e jepni këtë produkt së bashku me suplemente të tjera që përmbajnë hekur.

Kujdes! Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshme.

Firma

Vitabiotics

Linja

Feroglobin

Mosha

Fëmijë

Forma

flakon me aplikator

Sasia

30ml

Glucose Syrup, Cane Sugar, Water, Iron (as Ferrous Sulfate), Vitamin C (as Ascorbic Acid), Zinc (as Zinc Sulphate), Natural Flavouring, Acidity Regulators: Sodium Citrate, Sodium Bicarbonate and Citric Acid, Preservative: Potassium Sorbate.

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Vitabiotics – Feroglobin Baby Drops (4-24m)”

Produkte që mund t'ju interesojnë

LART