Përshkrimi i Produktit
Vichy Mineralblend fondontinë hidratuese është një kompleks me mbulim natyral që hidraton dhe unifikon lëkurën tuaj.
Kjo fondontinë ka një formulë ultra të lehtë të pasuruar me lëndë aktive dermokomzetike:
- Uji i mineralizuar i Vichy
- Acid hialuronik me origjinë natyrore
- Pigmente minerale.
Që nga aplikimi, tekstura e lehtë shkrihet me lëkurën tuaj pa lënë shenja dhe pamjen e maskës. Fytyra duket uniforme, lëkura merr frymë gjatë gjithë ditës. Rezultati është perfekt për 16 orë.
Rezultati
Ditë pas dite lëkura juaj është dukshëm më me shkëlqim, më e hidratuar dhe shenjat e lodhjes largohen.
- Hipoalergjike
- Jo komedogjenike
- Testuar dermatologjikisht në lëkura të ndjeshme.
Udhëzime mbi përdorimin
Apliko fondontinën Mineralblend çdo ditë në 3 hapa:
- Vendos një sasi të vogël në pjesën e prapme të dorës. Ngrohe me ndihmën e një beauty blender-i, furçe apo nëpërmjet gishtave.
- Apliko fondontinën në mënyrë të njëtrajtshme në lëkurë, duke filluar nga qendra deri në pjesën e jashtme të fytyrës.
- Unifiko fondontinën duke filluar nga qendra për në pjesën e jashtme të fytyrës për të shmanguar formimin e shenjave të ndarjes me qafën.
Pështypjet mbi produktin
1 përshtypje për Vichy – Mineralblend fondontinë fluide
Dorina N. (blerës i verifikuar) –
Super produkt sidomos per fytyrat e ndjeshme,nuk e irriton aspakt lekuren madje e mban te hidratiar deri ne fund te dites!
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin