Përshkrimi i Produktit
Zbuloni një gjeneratë të re të hidratuesve të fytyrës, duke kombinuar ujin e pasur me 15 minerale me acidin hialuronik për të forcuar lëkurën dhe duke e bërë më rezistente ndaj plakjes të shkaktuar nga ndotja, stresi dhe lodhja. Hidratuesi i fytyrës Mineral 89, me 89% ujë termal mineral, jep një hidratim të thellë për një lëkurë të shëndetshme plot shkëlqim.
- Teksturë e lehtë, transparente, që përthithet shpejt duke e lënë lëkurën të butë dhe të hidratuar.
- Jo e yndyrshme. Nuk ngjit. Nuk lë shkëlqim në lëkurë.
- Formulë hipoalergjike
- Pa silikon, paraben, parfum, alkool
- E testuar në lëkura të ndjeshme
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni 2 pika pas pastrimit të lëkurës në mëngjes dhe darkë. Përdoreni si një hidratues të rregullt të fytyrës ose si hapin e parë të rutinës të përkujdesjes së lëkurës. Shpërndajeni me lëvizje rrethore, pa ushtuar shumë presion.

Pështypjet mbi produktin
13 përshtypje për Vichy – Mineral 89 Skin Fortifying Daily Booster
Migela B. (blerës i verifikuar) –
Super hidratues!! Me pelqen shume.
10/10 i rekomanduar!
Iljada B. (blerës i verifikuar) –
Eshte nje nga xhel hidratuesit me te mire qe kam provuar. Mjaftojne vetem 2 pompa nga xheli per fytyren dhe qafen. Eshte pa arome cka e ben akoma me favorizuese. Thithet shume shpejt nga fytyra dhe nuk te le ndjesi ngjitese. Shume e pershtatshme per lekurat mikse. SUPER ? 10/10
Anila M. (blerës i verifikuar) –
Eshte nje nder hidratuesit me te mire dhe zgjat
Ledia O. –
Hidratues ne trajte xheli , ideal per fytyrat mikse/te yndyrshme , sidomos gjate stines se veres. Ka ne perberje 15 minerale , te cilat forcojne barrieren e lekures. Ka efekt plumping dhe mbushes.
Dorentina S. –
Nuk e nderroj me asgjeee ne bote e adhuroj!
Iljada B. (blerës i verifikuar) –
Mbaroj e dyta dhe vazhdoj e dashuroj me shume
Miranda D. –
Edhte aq i leht sa qe nuk ndjehet ne lekure fare. ???
Senada J. –
Hidratues.
Primer para fondatines qe te hapet me lehte edhe te le nje efekt mat.
Ornela M. (blerës i verifikuar) –
Super hidratues, i lehte, perthithet shpejt nuk ngjit
Super i rekomandur 10/10
Vojsava E. (blerës i verifikuar) –
Nder hidratuesit me te mire
Xhuljana g. –
shume hidratues ,super
Amarildo M. (blerës i verifikuar) –
Nje produkt qe nuk mungon kurre nga rutina ime. Hidratim perfekt i lekures ne cdo stine.
Ana C. –
Nga dikush qe ka provuar shume lloje produktesh nder vitesh, ky eshte serumi me hidratues qe kam blere ndonjehere sidomos per ato qe vuajne nga lekura e dehidratuar. Lekura duket super plump dhe e shendetshme.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin