- 20%

Vichy – Mineral 89 krem riparues për sytë

(4 përshtypje mbi produktin)

2,240 Lekë

(Mineral 89 Eyes Fortifying Cream)

Kategoritë: , , , Firma:

Përshkrimi i Produktit

Vichy Minéral 89 krem riparues për sytë

Vichy Minéral 89 krem riparues për sytë është një përkujdesje e formuluar veçanërisht për konturin e syve. Hidraton dhe lejon ndriçimin dhe freskimin e konturit të syrit. Redukton ënjtjen dhe shenjat e moshës falë përbërjes së kafeinës, edhe në lëkurën e ndjeshme.

Kjo formulë e domosdoshme në përkujdesjen e syve kombinon 89% ujë vullkanik Vichy me acid hialuronik me origjinë natyrale dhe kafeinë të pastër për të sjellë një pamje më të qetë dhe më të ndritshme. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës duke përfshirë lëkurën e ndjeshme, kjo formulë pa paraben dhe parfum ofron deri në 24 orë hidratim të vazhdueshëm.

  • Uji vullkanik Vichy: I lindur në thellësi të vullkaneve franceze, ky ujë fuqizohet nga 15 minerale thelbësore.
  • Acidi hialuronik me origjinë natyrale: Një përbërës i fuqishëm i aftë për të hidratuar, ushqyer dhe mbushur dukshëm lëkurën.
  • Kafeina e pastër: Një antioksidant qetësues që ndihmon në sigurimin e një pamje më të ndritshme dhe më të qetë. I jep lëkurës veti anti-inflamatore dhe redukton shfaqjen e celulitit dhe ënjtjen nën sy.

Që nga aplikimi, konturi i syve është i hidratuar përgjatë 24 orëve, rrudhat dhe vijat e holla zbuten dhe rrathët e zinj reduktohen. Pamja juaj është më pak e lodhur.

  • E testuar në lëkura të ndjeshme, e përshtatshme për çdo tip lëkure.
  • E testuar klinikisht. E testuar oftalmologjikisht dhe dermatoligjikisht.
  • Formule hipoalergjike. Pa alkool. Jo komedogjenike.

Udhëzime mbi përdorimin

Hidhni një pikë në majë të gishtave dhe aplikojeni në lëkurën e pastër rreth syve. Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje.

0/5 (0 Reviews)
Pështypjet mbi produktin
  • 5
    vlerësime
  • 5 Yje
    100%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
4 përshtypje për Vichy – Mineral 89 krem riparues për sytë
  • Anila M. (blerës i verifikuar)

    Serumi Vichy eshte super!

  • Miranda D.

    E kam provusr dhe nuk e nderroj me asnje krem per syte. Kur perdor retinolin e syve ,kremin e vichy e vendos si fillim per te mos e irrituar lekuren. Shume i leht dhe hidratues

  • Ornela M. (blerës i verifikuar)

    Shume i leht dhe hidratues, perthithet shpejt dhe ne mengjes syte ndihen me te lehtesuar ndryshe nga kremrat e syve te zakonshem qe duket sikurni rendojn dhe fryne syt

  • Lediona S.

    Super Produkt. Ne fillim syte i kisha te thate dhe pak te zinj. pas perdorimit ne shume pak dite syte e mi jane shume te mire dhe te qete. Besoj se do vazhdoj ta riblej.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Jepni mendimin tuaj

LART