Përshkrimi i Produktit
Vichy Liftactiv Collagen Specialist 16 Cream
Krem anti-rrudhë për fytyrë, i krijuar për të ndihmuar në luftimin e shenjave të plakjes. Me një kombinim të dy peptideve që rrisin kolagjenin dhe vitaminës Cg që ndriçon, është në gjendje të ketë efekte të dukshme që nga dita e parë, të cilat janë gjithnjë e më të dukshme me çdo përdorim. Lëkura bëhet 52% më e tonifikuar, 20% më e fortë dhe ka 26% më pak rrudha.
Të gjithë konsumatorët deklarojnë se tekstura është fantastike për t’u përdorur, pasi shkrihet në lëkurë, absorbohet shpejt dhe nuk lë gjurmë ose mbetje.
Karakteristikat kryesore
- Formulë e përmirësuar.
- Hipoalergjik, i përshtatshëm për lëkurën e thatë deri e kombinuar, përfshirë atë të ndjeshmen.
- Forcon funksionin barrierë të lëkurës.
- Hidratim afatgjatë.
- Kjo formulë synon 16 shenja plakjeje.
- Tekstura: balm fluid.
Përbërësit aktiv
- Një kombinim i dy peptideve, Lumican dhe një peptidi të nxjerrë nga Pisum sativum, rrit prodhimin e kolagjenit në lëkurë për të rritur qëndrueshmërinë dhe për të zvogëluar rrudhat.
- Vitamina Cg bën një eksfolim të lehtë, nxit shkëlqimin e lëkurës dhe ndihmon në zbehjen e lehtë të njollave të hiperpigmentimit.
- Uji mineralizues Vichy qetëson lëkurën dhe ndihmon në rimineralizimin e lëkurës.
Përfitimet
- Rrit prodhimin e kolagjenit.
- Rrit vitalitetin, përmirëson elasticitetin dhe volumin e lëkurës, duke e bërë më të fortë dhe më të tonifikuar.
- Zvogëlon njollat e pigmentimit, lëkura ndihet më e butë, më e lëmuar, me teksturë më uniforme.
- Zvogëlon shfaqjen e rrudhave.
- Formuluar pa parabene.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoje në mëngjes dhe mbrëmje , në fytyrë të pastër. Kremi është bërë për përdorim ditor si hidratues dhe anti-plakje.

Pështypjet mbi produktin
2 përshtypje për Vichy – Liftactiv Collagen Specialist 16 Cream
Anila M. (blerës i verifikuar) –
Jep ndjesi të bute dhe ndihmon ne rrudhat e para. Eshte I lehte dhe vendoset edhe poshte make up!
Miranda D. –
E kam aplikuar cdo dark ne lekure te paster per 1 muaj rresht, rrezultati me ka mahnitur. Ne mengjese vendisja kremin me kolagjen me spf 25 dhe lekura qendronte aq e bute dhe nuk te yndyroset. Love it
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin