Përshkrimi i Produktit
Antidoti më i fundit i Vichy për lëkurat e lodhura me 15% Vitaminë C të pastër! Formula përmban një përzgjedhje të fuqishme të përbërësve aktivë vitamina C+E, polifenole të Maritime Pine dhe Acid Hialuronik te fragmentuar, i cili jep rezultate të provuara klinikisht në vetëm 10 ditë.
Për çdo grua mbi 35 vjeç e cila kerkon zgjidhje të shpejtë për të mbajtur lëkurën e shëndetshme, pamje të çlodhur dhe të re, pavarësisht kushteve të jetesës.
Me 0% parfum, ngjyrues, silikon, paraben, është e sigurtë për të gjithë llojet e lëkurave.
Në 10 ditë, lëkura është më e tonifikuar, me ndriçim dhe me pak vija të holla.
- Lufton shenjat e moshës dhe lodhjes
- Tonifikon lëkurën
- Jep shkëlqim
Ideal për periudhat e stresit, lodhjes dhe ndryshimet e stinëve.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni 4-5 pika Liftactiv fresh shot në pëllembën e dorës tuaj dhe aplikojeni në fytyrë të pastër e të thatë, duke evituar konturin e syve, një herë në ditë për 10 ditë. Rekomandohet të aplikoni një krem mbrojtës me të paktën SPF 15 që ta mbroni lëkurën nga rrezet UV.
Pështypjet mbi produktin
1 përshtypje për Vichy – LiftActiv Serum Anti-Oksidant
Anonymous –
Jam e kenaqur nga ky serum. Nuk eshte irritues dhe perhapet lehtesisht. Perthithet mire ne lekure dhe lidhet mire me kremrat e tjere te rutines scincare. Formulimi ne baze ujore nuk e ben te volitshem perdorimin e tij per me shume se 1 muaj pasi fillon te oksidohet, por sasia ne shishe duket e llogaritu per te zgjatur fiks aq ?! Mua me mbaroi fiks per 1 muaj. Raporti sasi cmim, meh, gjen dhe me lire, por kur e gjen me ulje, eshte pranueshem.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin