Përshkrimi i Produktit
Trajtim ditor matifikues 3 në 1: veprim antioksidant kundër ndotjes dhe stresit oksidativ, siguron një efekt mat dhe forcon barrierën e lëkurës.
I pasur me argjilë jeshile dhe ujë termal Vichy, mbron lëkurën nga rrezet UV dhe kontrollon prodhimin e yndyrës gjatë gjithë ditës.
Teksturë e lehtë, që përthithet shpejt, me efekt kundër shkëlqimit për një lëkurë të pastër dhe më të butë.
- E testuar dermatologjikisht.
- Hipoalergjike.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni produktin para ekspozimit në diell. Riaplikojeni disa herë gjatë ditës. Evitoni zonën rreth syve.
Pështypjet mbi produktin
2 përshtypje për Vichy – Capital Soleil Mattifying 3-in-1 (SPF 50+)
Ermila S. (blerës i verifikuar) –
Nje nga kremrat e diellit, tekstura e te cilit, perhapja dhe qendrueshmeria ne lekure, me ka pelqyer shume, po shume! I jep lekures nje shkelqim te shendetshem pa e tepruar, pa e yndyrosur gjate dites dhe nuk bie copa copa. E vetmja gje qe me ka lene pak ne medyshje ishte qe kur e vendosja ne fillim, me jepte nje ndjesi pickimi. Ndoshta nga formulimi me shume vajra esenciale, me pak permbajtje alkooli dhe parfum. E rekomandoj! Do e ribleja, besoj, por si ka ardhur akoma radha! Raporti cmim-cilesi, mendoj se eshte ok.
Anila M. –
Eshte nje krem i cili mund te perdoret gjate te gjithe vitit. Mund të vendoset poshte make up. Lekura qendron e bute dhe nuk krijon yndyre. Absolutely e rekomandoj :)
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin