Ursapharm – Hylo Gel

1,870 Lekë

Përshkrimi i Produktit

Hylo Gel
Trajtim terapeutik intensiv për sy të thatë

Sindroma e syrit të thatë vjen si pasojë e prodhimit të ulët të lotëve nga syri ose ndryshimi në përbërjen e tyre. Për identifikimin e shkakut është i nevojshëm konsultimi me një okulist. Në rastet më të rënda tharja e syrit mund të sjellë ulje të konsiderueshme të cilësisë së jetës pasi sëmundja shoqërohet me simpatoma si sy të kuq dhe dhimbje.

Viskoziteti i lartë rrit cilësinë e jetës

Trajtimi i thatësisë së syrit kronik duhet të sigurojë lubrifikim intensiv dhe që zgjat të sipërfaqes së syrit. Vetëm pikat për sy me viskozitet të lartë, që qëndrojnë për një kohë relativisht të gjatë në sipërfaqen okulare mund të garantojnë lubrifikim që zgjat. Kripa me cilësi shumë të lartë sodium hyaluronate e përdorur në Hylo Gel është e përshtatshme për këtë përdorim. E kombinuar me veçantitë e përbërjes një përqendrim për vetëm 0.2% mjafton për të përftuar pika për sy me viskozitet mjaft të lartë. Pavarësisht konsistencës së lartë (pothuajse në formë xheli), ky produkt nuk shkakton vështirësi në shikim.

Pa përmbajtje konservuesish apo fosfatesh

Konservuesit, të cilët janë të dizenjuar për të ruajtur pikat për sy nga kontaminimi gjatë ruajtjes apo përdorimit, mund të ndikojë në filmin natyral të lotëve dhe të dëmtojë qelizat në sipërfaqen okulare. Gjithashtu mund të shkaktojnë reaksione intolerance. Për këtë arsye librifikantët okularë janë pa konservantë. Kjo aplikohet dhe tek Hylo Gel që falë paketimit multi-dozë të patentuar, parandalon kontaminimin e përmbajtjes në një mënyrë unike.

Fosfatet që janë të përdorura gjerësisht në pikat për sy mund të kenë një efekt dëmtues në korneat e dëmtuara. Lidhja e fosfateve me kalciumin, i cili çlirohet nga qelizat e dëmtuara korneale, mund të formohen kalcifikime që dëmtojnë në mënyrë të përhershme shikimin. Për këtë arsye pikat për sy që përdoren në një sipërfaqe okulare të thatë dhe të dëmtuar nuk duhet të përmbajnë fosfate. Hylo Gel nuk përmban fosfate prandaj nuk përbën rrezik për kalcifikime korneale.

E përshtatshme me lentet e kontaktit.

0/5 (0 Reviews)
Firma

Ursapharm

Mosha

Të gjithë

Forma

Flakon

Sasia

10ml

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Ursapharm – Hylo Gel”

LART