Ursapharm – Hylo Comod

1,870 Lekë

Përshkrimi i Produktit

Hylo Comod®
Trajtimi klasik për tharje të syrit

Lotët janë më shumë se thjesht ujë…
Në fakt filmi i lotëve që mbulon sipërfaqen okulare ka një strukturë mjaft të komplikuar. Shtresa më e jashtme është një shtresë e hollë lipidesh që ngadalëson avullimin e shtresës ujore më poshtë. Faza ujore luan një rol të rëndësishëm në ushqyerjen e sipërfaqes okulare me oksigjen dhe nutrientë. Një shpërndarje e barabartë e filmit të lotëve garantohet nga një shtresë e tretë që është në kontakt direkt me kornean dhe konjuktivën.

Sodium hyaluronate garanton lubrifikim optimal

Sodium hyaluronati endogjen që gjendet në sy në mënyrë natyrale është një lubrifikant ideal me veprim të zgjatur dhe intensiv në sy. Falë strukturës kimike, sudium hyaluronate lidhet dhe mban sasi uji disa herë sa pesha e vet. Ngjitet në mënyrë perfekte me sipërfaqen okulare dhe formon një film të qëndrueshëm dhe uniform që mban syrin e lubrifikuar.

Pa përmbajtje konservuesish apo fosfatesh

Konservuesit, të cilët janë të dizenjuar për të ruajtur pikat për sy nga kontaminimi gjatë ruajtjes apo përdorimit, mund të ndikojë në filmin natyral të lotëve dhe të dëmtojë qelizat në sipërfaqen okulare. Gjithashtu mund të shkaktojnë reaksione intolerance. Për këtë arsye librifikantët okularë janë pa konservantë. Kjo aplikohet dhe tek Hylo Gel që falë paketimit multi-dozë të patentuar, parandalon kontaminimin e përmbajtjes në një mënyrë unike.

Fosfatet që janë të përdorura gjerësisht në pikat për sy mund të kenë një efekt dëmtues në korneat e dëmtuara. Lidhja e fosfateve me kalciumin, i cili çlirohet nga qelizat e dëmtuara korneale, mund të formohen kalcifikime që dëmtojnë në mënyrë të përhershme shikimin. Për këtë arsye pikat për sy që përdoren në një sipërfaqe okulare të thatë dhe të dëmtuar nuk duhet të përmbajnë fosfate. Hylo Gel nuk përmban fosfate prandaj nuk përbën rrezik për kalcifikime korneale.

Hylo Comod®: me efektivitet të provuar mbi një milion herë

  • Pika për sy me 0.1% sodium hyaluronate që administrohen me ndihmën e pajisjes Comod®
  • E përshtatshme me lentet e kontaktit
  • Pa konservantë dhe fosfate
  • Mjaft ekonomik, ul kostot totale të trajtitmit

Udh

Rekomandohet të përdoret 3 herë në ditë nga një pikë në secilin sy ose vetëm në syrin problematik. Mund të përdoren dhe më shpesh sipas nevojës. Pas hapjes përdoreni brenda 6 muajve.

0/5 (0 Reviews)
Firma

Ursapharm

Mosha

Të gjithë

Forma

Flakon me pikatore

Sasia

10ml

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Ursapharm – Hylo Comod”

LART