Përshkrimi i Produktit
Uriage Hyseac 3-Regul + Hyseac Gel Set
Seti Uriage Hyseac është zgjidhja ideale për lëkurë të yndyrshme dhe me akne, duke kombinuar trajtimin rregullues me pastrim të thellë për një lëkurë më të pastër, të balancuar dhe pa shkëlqim.
Ky set përmban: një krem Uriage Hyseac 3-Regul në madhësi të plotë 40 ml, si dhe një madhësi travel size 50 ml të Uriage Hyseac Xhel Larës. Kjo dyshe është ideale për kujdesin e përditshëm të lëkurës problematike, pasi pastron, rregullon papërsosmëritë dhe ndihmon në rikthimin e ekuilibrit natyral të saj.
Uriage Hyseac 3-Regul
Uriage Hyseac 3-Regul është një produkt hidratues specifik për lëkurat me imperfeksione, duke përfshirë aknet dhe pikat e zeza. Kufizon shfaqjen e njollave dhe pikave të zeza falë një kompleksi me performancë të lartë të përbërësve aktivë dhe ujit termal. Lëkura mbetet e hidratuar, me teksturë më të butë dhe me pore të zvogëluara. Falë ekstraktit të Liquorice, ndihmon në kufizimin e sebumit të tepërt dhe në reduktimin e shfaqjes së njollave të reja.
Përbërësit aktivë
- Ujë termal Uriage
- MPA-REGUL, TLR2-REGUL, Liquorice
- Kompleks AHA dhe BHA
- Piroctone olamine
- Hipoalergjik
- Jo komedogjen
- Oil free
Uriage Hyseac Xhel Larës
Xheli larës Hyseac eliminon papastërtitë dhe sebumin e tepërt, duke u përshtatur në mënyrë të përkryer me epidermën. Shpëlahet lehtësisht, krijon shkumë në kontakt me ujin dhe ka një aromë të lehtë karakteristike për gamën Hyseac, duke e bërë shumë të këndshëm për përdorim të përditshëm. Lëkura duket më e freskët dhe më e pastër.
I formuluar posaçërisht për lëkurën mikse deri të yndyrshme, ky xhel ndihmon në pastrimin e thellë pa e tharë lëkurën.
Përbërësit dhe karakteristikat
- Ujë termal Uriage
- Piroctone olamine
- Glycocolle
- I testuar nën kontroll dermatologjik
- Jo komedogjen
- pH fiziologjik
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni Uriage Hyseac Xhel Larës në lëkurë të lagur, masazhojeni lehtë dhe shpëlajeni me ujë. Më pas, aplikoni Uriage Hyseac 3-Regul në fytyrë të pastër dhe të thatë, një ose dy herë në ditë, sipas nevojës.

Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin