TheCosmeticRepublic – Hair Detox Wrap

(3 përshtypje mbi produktin)

1,300 Lekë

Përshkrimi i Produktit

Detox Wrap është dizenjuar për rivitalizimin e skalpit dhe flokëve të dëmtuar. Në vetëm 15 minuta përmirëson elasticitetin e flokëve, duke ofruar shkëlqim, volum dhe fortësi. Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe është e pasur me kolagjen, acid hialuronik dhe keratinë. Vetitë zbukuruese të vajit të avokados, jojoba, të makadamias, bajames dhe mjaltit ushqejnë flokun, duke e lënë atë të mëndafshtë dhe të hidratuar për një kohë të gjatë.

• Rivitalizon flokun në 15 minuta
• Ofron flokë më të fortë dhe të rigjeneruar
• Flokë më të ushqyer, të shëndetshëm dhe të hidratuar
• Efekt që zgjat
• Mbështjellëse termale për një trajtim më të efektshëm
• Pa paraben dhe pa sulfate

Cdo zarf përmban një dozë të vetme që ushqen flokun në thellësi nga rrënja tek majat. Rezultati është i menjëhershëm dhe zgjat deri në 2 javë.

Udhëzime mbi përdorimin

  1. Pas shampos, largoni ujin e tepërt me një peshqir
  2. Vendosni mbështjellësen në kokë dhe fiksojeni
  3. Lëreni për 15 minuta duke e masazhuar vazhdimisht që të shpërndahet produkti. Funksioni termal i mbështjellëses do përshpejtojë vetitë e saj.
  4. Shplajeni me ujë të ngrohtë.
0/5 (0 Reviews)
Firma

TheCosmeticRepublic

Forma

Copë

Sasia

1

Pështypjet mbi produktin
  • 5
    vlerësime
  • 5 Yje
    100%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
3 përshtypje për TheCosmeticRepublic – Hair Detox Wrap
  • Artur B.

    Maska me e mire qe kam provuar ndonjehere. Efekt i menjehershem .

  • Albina H. (blerës i verifikuar)

    Efekt te mrekullueshem qe pas perdorimit te pare?

  • Denada C. (blerës i verifikuar)

    Eshte shume efikase, ti zbut dhe shkelqen floket.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Jepni mendimin tuaj

LART