Tachipirina – Paracetamol 500mg (tableta)

(2 përshtypje mbi produktin)

509 Lekë

Tachipirina përmban paracetamol i cili funksionon duke ulur temperaturën (antipiretik) dhe lehtësuar dhimbjen (analgjezik).

Out of stock

Join the waitlist to be emailed when this product becomes available

Përshkrimi i Produktit

Tachipirina përmban principin aktiv paracetamol i cili funksionon duke ulur temperaturën (antipiretik) dhe lehtësuar dhimbjen (analgjezik).

Tachipirina përdoret tek të rriturit dhe adoleshentët për: trajtimin simptomatik të gjendjeve febrile si gripi, sëmundje ekzantematoze (sëmundje infektive tipike për fëmijët dhe adoleshentët), sëmundjet akute të traktit respirator, etj. dhimbje me origjinë dhe natyrë të ndryshme (dhimbje koke, nevralgji, dhimbje muskulore dhe manifestime të tjera të dhimbshme). Bisedoni me mjekun tuaj nëse ju / fëmija juaj nuk ndiheni më mirë ose nëse ndjeheni më keq pas 3 ditësh nga trajtimi.

Tachipirine 500 mg është një anti-inflamator dhe mund të përdoret gjithashtu për dhimbje të fytit dhe dhimbje koke.

Dozimi

Përdoreni këtë medikament gjithnjë duke ndjekur saktësisht atë që thuhet në broshurën brenda paketës ose udhëzimet e mjekut tuaj dhe / ose farmacistit. Nëse nuk jeni i sigurt, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Të rriturit

Doza e rekomanduar është një tabletë, për tu përsëritur nëse është e nevojshme pas 4 orësh, pa kaluar më shumë se 6 tableta në ditë. Në rastin e dhimbjeve të forta ose etheve të larta, 2 tableta Tachipirina 500, që duhen përsëritur, nëse është e nevojshme, pas jo më pak se 4 orë. Tek të rriturit, doza maksimale orale është 3000 mg paracetamol në ditë.

Kohëzgjatja e trajtimit

Mos përdorni Tachipirine për më shumë se 3 ditë rresht pa u këshilluar me mjekun tuaj. Mjeku duhet të vlerësojë nevojën për trajtim për më shumë se 3 ditë rresht.

Principi aktiv

Substanca aktive është: paracetamoli (secila tabletë përmban 500 mg paracetamol) Përbërësit e tjerë janë: celuloza mikrokristaline, povidoni, niseshteja pregelatinizuese, acidi stearik, natriumi kroskarmelozë.

Tachipirina në shtatzani

Nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji ose planifikoni të mbeteni shtatzënë, këshilloni mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni këtë medikament. Edhe pse studimet e kryera për paracetamolin gjatë shtatëzanisë dhe ushqyerjes me gji nuk kanë treguar ndonjë kundërindikacion të veçantë për përdorimin e paracetamolit dhe as nuk kanë shkaktuar efekte anësore tek nëna ose fëmija, rekomandohet që të merrni këtë medikament vetëm në rastet e nevojave reale dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të mjekut.

Ruajtja

Mbajeni këtë medikament jashtë shikimit dhe arritjes nga fëmijët. Mos e përdorni pas datës së skadimit e cila është e shënuar në kuti. Data e skadimit i referohet ditës së fundit të këtij muaji. Gjysma e tabletës mund të ruhet për 24 orë në paketimin origjinal.

Efektet anesore

Si të gjitha medikamentet, edhe ky medikament mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo të gjithë i shprehin ato. Nëse ju / fëmija përjetoni efektet anësore të mëposhtme, ndalojeni menjehere këtë medikament dhe kontaktoni menjëherë mjekun tuaj: reaksione alergjike me:

  • Skuqje e lëkurës e shoqëruar me kruajtje (urtikarie)
  • Enjtje e fytit (edemë e laringut)
  • Enjtje e duarve, këmbëve, kyçeve të këmbës, fytyrës, buzëve, gjuhës dhe/ose fyt (angioedema)
  • Reaksion i rëndë alergjik (shoku anafilaktik)

Medikamentet e tjera dhe Tachipirina

Paracetamoli mund të ndërveprojë me medikamente të tjera. Tregojini mjekut ose farmacistit nëse po merrni ose keni marrë kohët e fundit ose mund të merrni ndonjë medikament tjetër.

  • Medikamentet që ngadalësojnë zbrazjen e stomakut (p.sh. antikolinergjiket, opioidet), vonojnë efektin e Tachipirinës
  • Medikamentet të cilat përshpejtojnë zbrazjen e stomakut (p.sh. prokinetike) përshpejtojnë efektin e Tachipirinës
  • Kolestiramina (medikament që përdoret për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak), zvogëlon efektin e paracetamolit
  • Kloramfenikoli (antibiotik), mund të rrisë rrezikun e efekteve anësore
  • Antikoagulantë
  • Rifampicina (antibiotik);
  • Cimetidina (medikament i përdorur për trajtimin e ulcerës së stomakut)
  • Antiepileptikët (medikamente për trajtimin e epilepsisë), si glutetimide, fenobarbita, karbamazepina
  • Zidovudina (medikament për trajtimin  e HIV).

Përdorimi i këtyre medikamenteve me Tachipirine kërkon një kontroll strikt të mjekut.

Kjo është një përmbledhje e fletës përshkruese të produktit, nuk përmban të gjitha informacionet e fletëpalosjes, ju lutemi lexoni versionin e plotë brenda kutise. Ndiqni gjithmonë udhëzimet e mjekut ose farmacistit tuaj.

0/5 (0 Reviews)
Firma

Angelini

Lënda vepruese

Paracetamol

Forma

Tableta

Sasia

20

Pështypjet mbi produktin
  • 4
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    67%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
2 përshtypje për Tachipirina – Paracetamol 500mg (tableta)
  • Arben H. (blerës i verifikuar)

    Produkt cilesor.

  • .

    4 yje

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Jepni mendimin tuaj

LART