Përshkrimi i Produktit
SVR Sebiaclear AZ Ampoule Flash
Ky koncentrat kundër njollave i formuluar për lëkurë të ndjeshme me prirje ndaj akneve dhe rosacea është i pasuruar me 15% acid azelaik. Është një produkt me shumë funksione në arsenalin tuaj të bukurisë, pasi mund të ndihmojë në luftimin jo vetëm të akneve dhe rosacea por edhe të pigmentimit.
Ampula Sebiaclear Flash është një serum shumë efektiv që qetëson menjëherë, ndërsa zvogëlon dukshëm njollat në vetëm 8 orë. Trajton pikat e bardha, pikat e zeza, poret, skuqjen dhe njollat e pigmentimit për një lëkurë të qetësuar dhe të përmirësuar.
- Formuluar për lëkurë të ndjeshme me prirje ndaj akneve
- Ka në fokus njollat, aknet, pikat e zeza & të bardha
- Testuar dermatologjikisht në lëkurë të ndjeshme
- Jo-komedogjene
- Përbërës me 81% origjinë natyrale
Përbërësit aktiv
- Acid azelaik 15%: Shumëfunksional, zvogëlon papërsosmëritë e lëkurës, rregullon sebumin e tepërt, zvogëlon inflamacionin dhe parandalon shfaqjen e njollave të kuqe dhe kafe të pigmentimit.
- Acid salicilik: Pastron dhe njëtrajteson teksturën e lëkurës.
- Zink 2%: Kufizon përhapjen bakteriale dhe rregullon sekretimin e sebumit të tepërt.
- Niacinamide 2%: Shumë i përdorur gjerësisht pasi forcon dhe rikthen barrierën e lëkurës. I njohur edhe si vitamina B3.
Rezultate të provuara klinikisht
- Zvogëlon dukshëm aknet brenda 8 orëve
- Zvogëlon pikat e bardha, pikat e zeza, poret dhe skuqjen për 24 orë
- Zvogëlon njollat post akneve dhe njollat e lëkurës pas 7 ditësh aplikimi e në vazhdim
- Aknet zvogëlohen me -40.9% nga dita e 28-të e në vazhdim
Udhëzime mbi përdorimin
Tundeni para përdorimit. Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje në të gjithë fytyrën e pastër dhe të thatë.

Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin