Suavinex – My First Set (0m+)

This product is currently out of stock and unavailable.

Përshkrimi i Produktit

Seti për të porsalindurit Suavinex Little Star – një set shishesh (plastike) dhe biberonash gënjeshtar, ideal për dhuratë.

Paketimi përmban:

  • 1 shishe me grykë të gjerë për bebe (150ml. silikon, rrjedhje e ngadaltë, 0m+)
  • 2 shishe me grykë të gjerë për bebe (270ml, silikon, me 3 pozicionet, 0m+)
  • 1 shishe me mbajtëse (150ml, silikon, 4m+)
  • 1 biberon gënjeshtar (biberon fiziologjik, silikon -2-4m)

Shishja me grykë të gjerë e bën më të lehtë për prindërit procesin e larjes dhe përgatitjes së ushqimit. Me një formë ergonomike e cila ndihmon një kapje më të mirë gjatë ushqyerjes së fëmijës Ka një biberon silikoni me valvula anti-kolike të cila parandalojnë akumulimin e ajrit dhe gëlltitjen gjatë ushqyerjes – në këtë mënyrë ulet shansi për kolika. Biberoni me 3 pozicione ndihmon në kontrollin e sasisë së rrjedhjes së ushqimit lehtësisht duke u rrotulluar.

Shishja me doreza mbajtëse dhe me biberon kundër derdhjeve e bën më të lehtë kalimin nga një shishe në një kupë apo gotë. Rrjedhja nga biberoni është e butë dhe materiali është identik me atë të biberonëve të tjerë por fëmija e merr më shpejt ushqimin. Ka një formë ergonomike në mënyrë që të mbahet me lehtësi nga duart e vogla të bebes. Dizanji kundër rrjedhjes nuk lejon rrjedhjet nga shishja.

Biberoni me dizenjon e harkuar përshtatet me formën e fytyrës së vogël të bebes, me kontakt minimal me lëkurën e butë dhe sensitive. E përshtatshme dhe për fëmijët prematur. Kanalet e ajrosjes lejojnë qarkullim të ajrit rreth lëkurës së bebes. Biberoni gënjeshtar ju jep qetësi gjat gjumit apo në lëvizje. Eshtë provuar që thithja e biberonit nxit çlirimin e endorfinës tek fëmijët – i ashtuquajturi hormoni i lumturisë.

  • Të gjithë biberonët e shisheve apo biberoni gënjeshtar respektojnë zhvillimin natyral të dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve në gojën e fëmijës.
  • Ngjyrat e përdorura për dekorimin e produkteve Suavinex janë natyrale dhe jo-toksike.
  • Prodhuar në Bashkimin Europian.
  • Pa BPA, të testuara klinikisht, prodhuar nga kompani farmaceutike.

Info. Shtesë

Firma

Suavinex

Mosha

Fëmijë

Ngjyra

Gri, Bojqiell, Rozë

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Suavinex – My First Set (0m+)”

LART