Stada – Eunova B12 Plus

1,500 Lekë

Përshkrimi i Produktit

Stada Eunova B12 Plus

Eunova B12 Plus është një suplement dietik i vitaminave B12 shumë e përqendruar (500μg), B1, B2, B6.

Ky suplement i lëngshëm ka një shije pjeshke dhe frutash pasioni.

Vitaminat B12, B1, B2 dhe B6 kontribuojnë në një metabolizëm normal të prodhimit të energjiseë. Kjo shtesë ju jep rezerva energjie për të sfiduar lodhjen, streset e ndryshme, ngarkesat, presionin. Ndihmon në furnizimin me vitaminat e duhura edhe në momentet e sfidave profesionale ose private, pamjaftushmërisë së gjumit, pushimit apo një dietë të ekuilibruar.

Vitamina B12/kobalaminë – kontribuon në:

  • Funksionimin normal të sistemit nervor
  • Metabolizmin normal të energjisë
  • Reduktimin e lodhjes

Vitamina B1/tiaminë – kontribuon në:

  • Metabolizmin normal të energjisë
  • Funksionin normal të sistemit nervor
  • Funksionin normal mendor

Vitamina B2/riboflavin – kontribuon në:

  • Metabolizmin normal të energjisë
  • Funksionin normal të sistemit nervor
  • Reduktimin e lodhjes

Vitamina B6/piridoksinë – kontribuon në:

  • Metabolizmin normal të energjisë
  • Reduktimin e lodhjes
  • Funksionin normal mendor
  • Funksionin normal të sistemit nervor

Nuk përmban laktozë dhe gluten, pa ngjyrues, pa alkool. Paketimi përmban 10 shishe.

Udhëzime mbi përdorimin

Suplementi Eunova B12 Plus është i përshtatshëm për të rriturit dhe adoleshentët nga mosha 14 vjeç.
Konsumojeni tretësirën e gatshme të një shisheje një herë në ditë.

Shishja praktike ka një sistem me dy ndarje: vitaminat B12, B1 dhe B2 janë në një ndarje të veçantë mbrojtëse në kapak. Ato shpërndahen vetëm menjëherë para përdorimit.

Ampulat e vitaminës B12 janë të lehta për t’u përdorur dhe mund të përdoren gjithashtu në lëvizje – duke e rrotulluar kapakun në drejtim të akrepave të orës.

Kthejeni kapakun në drejtim të akrepave të orës derisa të hapet ndarja mbrojtëse me pluhurin. Tundeni mirë shishen për të përzier pluhurin dhe lëngun. Kthejeni kapakun në drejtim të kundërt të akrepave të orës, hapeni shishen dhe pijeni lëngun.

Doza e rekomanduar ditore nuk duhet të tejkalohet. Mbajeni larg fëmijëve të vegjël.
Jo i përshtatshëm për gratë shtatzëna, gratë gjidhënëse dhe fëmijët nën 14 vjeç.

Firma

Stada

Mosha

Të gjithë

Forma

Flakon

Sasia

10

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Stada – Eunova B12 Plus”

Water; fructose; bulking agent: mannitol; acidity regulator: citric acid; cyanocobalamin; thiamine mononitrate; riboflavin; pyridoxine hydrochloride; Preservatives: sodium benzoate, potassium sorbate; Separating agent: silicon dioxide, magnesium salts of fatty acids.

Vitamin B12:
500 µg / per bottle

Vitamin B1:
1.1 mg / per bottle

Vitamin B2:
1.4 mg / per bottle

Vitamin B6:
1.4 mg / per drinking bottle

Produkte që mund t'ju interesojnë

LART