Skintegra – Una, hidratues me Ceramide për lëkura e thata

3,200 Lekë

Krem hidratues me ceramide dhe beta-glukan, i përshtatshëm për lëkurat e thara dhe atopike

Përshkrimi i Produktit

Skintegra Una

Skintegra Úna është një krem universal neutral i përshtatshëm për lëkurë të thatë deri në shumë të thatë, me skuama, të ndjeshme dhe atopike si të të rriturve ashtu dhe të fëmijëve. Lëkura atopike karakterizohet nga mungesë të ceramideve dhe lipideve natyrale të lëkurës, të cilat gjenden në këtë produkt në formën e sfingolipideve dhe fosfolipideve, të cilët gjenerojnë ceramide thelbësore biologjikisht aktive si sfingosinë, e cila rregullon mikrobiomën e lëkurës shpesh të komprometuar si në rastin e dermatitit atopik. Ndërsa në një lëkurë si në lëkurën e prekur nga psoriasis, barriera hidrolipidike, funksioni i së cilës është të ruajë integritetin e lëkurës, është shumë e dëmtuar dhe kjo sjell tharjen e sipërfaqes së lëkurës, skuqje, skuama si dhe është mjaft e prirur ndaj infeksioneve.

Skintegra Úna ndihmon lëkurën e prekur të vazhdojë  të ruajë funksionin e saj natyror mbrojtës.

Përbërësit kryesorë

  • Trigliceride dhe acide yndyrore – emolient të butë, imitojnë shtresën lipidike natyrale të lëkurës sonë.
  • Prekrusorë ceramidë(sfingolipide dhe fosfolipide) – riparojnë funksionin barrierë të dëmtuar të lëkurës.
  • Bisabolol, Betainë dhe Pantenol – qetësojnë inflamacionin (skuqjen dhe kruajtjen).
  • Vaj kanola – burim natyral i acideve yndyrore esenciale Omega 3 dhe 6 dhe vitaminës E.
  • Beta- glukan – polisaharid imunomodulator, përbërësi i dytë më i rëndësishëm pas prekrusorëve të ceramideve, pasi rigjeneron qelizat përgjegjëse për prodhimin e kolagjenit, promovon funksionimin adekuat imunologjik të qelizave të lëkurës, vepron si antioksidant dhe është vërtetuar se riparon dëmtimin qelizor të krijuar nga rrezatimi UVA.  Shfaq mbrojtje të konsiderueshme të barrierës hidrolipidike, stimulon shërimin e plagëve të vogla duke nxitur riepitelizimin dhe depozitimin e kolagjenit në vendin ku lëkura është dëmtuar.

Benefitet e përdorimit

  • Është i përshtatshëm për aplikim lokal në lëkurën e fëmijëve mbi moshën 4 muajsh.
  • Në rastin e lëkurës jashtëzakonisht të thatë, duhet të kombinohet me një produkt okluziv siç është Naro.
  • I është nënshtruar testimit in vivo nën mbikëqyrjen e dermatologut tek individët me një histori alergjie dhe dermatit atopik të diagnostikuar.
  • Është formuluar pa shtim të parabenëve, parfumeve, alkoolit, ngjyruesve sintetikë dhe irrituesve të tjerë.
  • Është testuar në metale të rënda, duke përfshirë nikelin.

Udhëzime mbi përdorimin

Përdoreni dy herë në ditë, ose sipas nevojës, në lëkurë të pastruar.

Firma

Skintegra

Mosha

Të gjithë

Lloji i lëkurës

E thatë

Forma

Flakon me pompë

Sasia

50ml

AQUA, COCO-CAPRYLATE, METHYLPROPANEDIOL, CETEARYL ISONONANOATE, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, DIISOSTEAROYL POLYGLYCERYL-3 DIMER DILINOLEATE, BETAINE, GLYCERIN, PHOSPHOLIPIDS, SPHINGOLIPIDS, PANTHENOL, MAGNESIUM CARBOXYMETHYL BETA-GLUCAN, MAGNESIUM SULFATE, HYDROGENATED RAPESEED OIL, BISABOLOL, SODIUM LEVULINATE, HYDROGENATED CASTOR OIL, SODIUM ANISATE, POTASSIUM SORBATE, DISODIUM EDTA, LACTIC ACID, PHENOXYETHANOL

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Skintegra – Una, hidratues me Ceramide për lëkura e thata”

Produkte që mund t'ju interesojnë

LART