Skintegra – Tria Light, krem me 6% niacinamide

3,080 Lekë

Krem me niacinamide 6%,  i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës

Përshkrimi i Produktit

Skintegra Tria Light

Tria Light është një krem trajtues i përshtatshëm për lëkurë mikse ose të yndyrshme, të prirur ndaj akneve dhe bllokimit të poreve, si dhe për lëkurë të ndjeshme dhe të inflamuar, plot shenja, njolla dhe me teksturë të pabarabartë, por mund të përdoret gjithashtu në lëkurë më pak të yndyrshme si bazë trajtimi për ta ushqyer ose si bazë për makeup. Mund të aplikohet në të gjithë fytyrën ose vetëm në zonat problematike.

Funksionon në tre mënyra:

  • Së pari, nëpërmjet përdorimit të vazhdueshëm rregullon prodhimin e sebumit dhe ka efekt rigjenerues për lëkurën, redukton në këtë mënyrë shfaqjen e njollave të reja dhe bllokimin e poreve. Toni dhe tekstura e lëkurës bëhen të njëtrajtshme dhe lëkura fiton një pamje më të shëndetshme dhe më të shndritshme.
  • Së dyti, katërmbëdhjetë përbërësit aktivë dhe bimorë veprojnë në sinergji me njëri- tjetrin kundër shfaqjes së poreve dhe shenjave, ku më të rëndësishmit janë: Niacinamidi ose vitamina B3, zinku PCA dhe dy forma të vitaminës E që riparojnë me shpejtësi dëmtimin e lëkurës.
  • Së treti, ky krem-xhel përthithet shpejt dhe ushqehet me përbërës të shkëlqyer riparues si pantenol, alantoin, bisabolol dhe ekstrakte bimore qetësuese që rivendosin ekuilibrin e lëkurës dhe i japin mbështetje rezistencës natyrore të lëkurës.

Përbërësit kryesorë

  • Niacinamide (6%) – unifikon tonin e lëkurës, zvogëlon shenjat e pigmentimit post-inflamator, lufton aknet
  • Liquorice extract – efekt antioksidant, barazon tonin e lëkurës
  • Alantoin – kundër irritimeve
  • Vitamina E – efekte rigjeneruese, riparuese dhe antioksidante
  • Pantenol – efekt qetësues dhe riparues
  • Zink PCA – efekt të provuar klinikisht kundër moshës, hidraton dhe rigjeneron
  • Bisabolol – kundër irritimeve, anti-inflamator dhe anti-mikrobik
  • Karnitine – rregullon prodhimin e sebumit
  • Red willow extract – agjent anti-inflamator, zvogëlon shfaqjen e poreve të mëdha
  • Green tea extract – antioksidant i jashtëzakonshëm dhe burim i katekinës
  • White willow extract – pararendës i acidit salicilik me efekte anti-inflamatore, qetësuese dhe pastruese
  • Acid linoleik – riparon dhe mbron lëkurën nga efektet mjedisore
  • Acid linolenik – përpunon strukturën e sebumit, vepron si një agjent anti-inflamator, rregullon metabolizmin e qelizave

Benefitet e përdorimit

  • Pastrues i lëkurës
  • Kundër plakjes
  • Antiinflamator
  • Hidratues
  • Balancues i yndyrës
  • I jep shkëlqim lëkurës
  • Është formuluar pa paraben, parfum, alkool, ngjyrues artificialë dhe irritues të tjerë.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikoni një ose dy herë në ditë në lëkurë të pastruar dhe pak të lagur për të parandaluar humbjen transepidermale të ujit. Shmangni aplikimin e tij direkt pas eksfoliantëve me fuqi të lartë.

Firma

Skintegra

Mosha

Të gjithë

Lloji i lëkurës

Të gjitha

Forma

Flakon me pompë

Sasia

30ml

AQUA, NIACINAMIDE, CYCLOMETHICONE, ISOAMYL LAURATE, CETYL PALMITATE, GLYCERIN, POLYSORBATE 80, SODIUM ACRYLATE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYL TAURATE COPOLYMER, CARNITINE, ISOHEXADECANE, POTASSIUM CETYL PHOSPHATE, CAMELLIA SINENSIS LEAF EXTRACT, SALIX ALBA BARK EXTRACT, TOCOPHERYL ACETATE, LINOLEIC ACID, LINOLENIC ACID, SALIX PURPUREA BARK EXTRACT, GLYCYRRHIZA GLABRA ROOT EXTRACT, ALLANTOIN, ZINC PCA, BISABOLOL, TOCOPHEROL, PANTHENOL, XANTHAN GUM, ACACIA SENEGAL GUM, LACTIC ACID, SODIUM PHYTATE, CAPRYLYL GLYCOL, SODIUM HYDROXIDE, POTASSIUM SORBATE, SODIUM BENZOATE, PHENOXYETHANOL

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Skintegra – Tria Light, krem me 6% niacinamide”

Produkte që mund t'ju interesojnë

LART