- 20%

Skintegra – Sphynx, krem për sytë me peptide & vitamine C

Current price is: 2,640 Lekë. Original price was: 3,300 Lekë.

Krem hidratues për zonën e syve i pasur me vitamina, antioksidantë dhe përbërës të tjerë qetësues.

Out of stock

Futu në listen e pritjes për tu lajmëruar me email në momentin që produkti të rikthehet në gjendje

Përshkrimi i Produktit

Skintegra Sphynx

Skintegra Sphynx është një xhel-krem trajtues i krijuar për zonën e thatë dhe të ndjeshme të syve, i pasur me vitamina, antioksidantë dhe përbërës të tjerë qetësues dhe riparues. Ai është menduar për kujdesin parandalues dhe korrigjues për të gjitha llojet e lëkurave, që mund të fillojnë që në mesin e të njëzetave.

  • Tekstura e Sphynx është e mëndafshtë, zbutëse, përthithet shpejt, hidratuese dhe jashtëzakonisht e butë.
  • Përbërësit e tij aktivë të testuar klinikisht, të përzgjedhur me kujdes veprojnë kundër funksionimit joadekuat të qelizave të lëkurës delikate në zonën e syve dhe e korrigjojnë atë.
  • Ushqen dhe hidraton thellësisht lëkurën, rrit elasticitetin e saj dhe zvogëlon thellësinë e rrudhave të shprehjes, zbardh rrathët e errët dhe i siguron lëkurës vitaminat dhe mineralet e nevojshme për të forcuar mekanizmat e saj natyrorë mbrojtës.
  • Kompleks i peptideve, ceramideve, provitaminave A, C dhe E, kolagjenit bimor, antioksidantëve dhe aminoacideve përmirësojnë në mënyrë sinergjike sintezën e kolagjenit dhe elastinës, rikthejnë nivelet e hidratimit dhe riparojnë lëkurën dhe si rezultat zona e syve duket menjëherë më e ushqyer dhe e relaksuar.
  • Është formuluar pa shtim të parabeneve, aromave, alkoolit, ngjyruesve sintetikë dhe irrituesve të tjerë.

Përbërësit kryesorë

  • Pantenol dhe bisabolol – qetësojnë dhe riparojnë lëkurën delikate të zonës së syve.
  • Prekrusorë të ceramideve – riparojnë dhe mbrojnë shtresën delikate të kornesë.
  • Betaina – aminoacid i cili ruan nivelet e hidratimit. Ka veti kundër irritimit.
  • Gjalpë shea dhe estere jojoba – emolientë të qëndrueshëm, mbrojnë lëkurën nga dehidratimi.
  • Tripeptide dhe tetrapeptide – përbërës të testuar klinikisht kundër plakjes, të cilët reduktojnë thellësinë e rrudhave dhe kanë efekt në sintezën e kolagjenit, elastinës, glikozaminoglikanit dhe acidit hialuronik.
  • Kafeina – vazokonstriktor dhe antioksidant i fuqishëm.
  • Kolagjeni bimor – forcon strukturat intradermale dhe rrit elasticitetin e lëkurës.
  • Dy forma të vitaminës E – efekte antioksidante dhe mbrojtëse.
  • Betakaroten – pararendës i vitaminës A dhe antioksidant.
  • Askorbil palmitat – ester i vitaminës C, agjent kundër plakjes, antioksidant dhe kundër hiperpigmentimit.
  • Ekstrakti i escinës dhe gështenjës – forcon kapilarët dhe venat duke reduktuar dukjen e rrathëve të errët.
  • Ekstrakti i kamomilit – i pasur me flavonoide, ka një efekt të fuqishëm antiinflamator.

Udhëzime mbi përdorimin

Përdoreni dy herë në ditë pas serumit dhe kremit hidratues ose para kremit kundër diellit gjatë ditës.

Firma

Skintegra

Mosha

Të gjithë

Lloji i lëkurës

Të gjitha

Forma

Flakon me pompë

Sasia

19ml

AQUA, PANTHENOL, BUTYLENE GLYCOL, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, BETAINE, COCO-CAPRYLATE, BUTYROSPERMUM PARKII BUTTER, CETEARYL OLIVATE, SORBITAN OLIVATE, CAPRYLIC/CAPRIC/SUCCINIC TRIGLYCERIDE, GLYCERIN, DIPALMITOYL HYDROXYPROLINE, CAFFEINE, TOCOPHERYL ACETATE, PHOSPHOLIPIDS, SPHINGOLIPIDS, PALMITOYL TRIPEPTIDE-1, PALMITOYL TETRAPEPTIDE-7, SODIUM ACRYLATE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYL TAURATE COPOLYMER, BETA-CAROTENE, ASCORBYL PALMITATE, ESCIN, AESCULUS HIPPOCASTANUM EXTRACT, CARBOMER, JOJOBA ESTERS, PHENYLPROPANOL, ISOHEXADECANE, BISABOLOL, HELIANTHUS ANNUUS SEED WAX, SODIUM PHYTATE, TOCOPHEROL, CHAMOMILLA RECUTITA FLOWER EXTRACT, CAPRYLYL GLYCOL, POLYGLYCERIN-3, ACACIA DECURRENS FLOWER WAX, POLYSORBATE 20, POTASSIUM SORBATE, SODIUM HYDROXIDE, POLYSORBATE 80, LACTIC ACID, PHENOXYETHANOL

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    0 vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin
Bëhu i pari që jep një përshtypje “Skintegra – Sphynx, krem për sytë me peptide & vitamine C”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LART