Skintegra – Solar I (SPF 30)

3,900 Lekë

Kremi dielli me SPF 30

Përshkrimi i Produktit

Skintegra Solar I

Skintegra Solar I është një krem mbrojtës nga dielli, hidratues me spektër të gjerë (UVA + UVB), mbrojtës nga fotoplakja, i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë edhe lëkurën sensitive dhe reaktive.

Benefitet e përdorimit

  • Ka teksturë të lehtë dhe të këndshme, që nuk lë shtresë të bardhë, përthithet shpejt dhe i jep lëkurës një ndjesi lehtësie dhe butësie.
  • Ushqen dhe riparon funksionin barrierë të lëkurës, zbut lëkurën dhe e mbron atë nga plakja e parakohshme e lëkurës.
  • Gjatë formulimit u zgjodhën filtra organikë shumë specifikë të qëndrueshëm (të padegradueshëm), që mbrojnë nga rrezatimi UVA, UVB, infrared (të emetuar nga pajisjet elektronike) dhe spektret e dritës së dukshme.
  • Nuk përmban filtra që janë provuar se kanë një efekt shkatërrues në nivelet e hormoneve. Për këtë arsye, pesë filtra të gjeneratës më të re që janë zgjedhur punojnë në sinergji, thithin, shpërndajnë dhe reflektojnë rrezet UV.
  • Panthenoli dhe betaina në përbërje të kremit kanë efekt qetësues dhe higroskopik, ruajnë hidratimin dhe parandalojnë avullimin e saj nga lëkura, ndërsa një përqindje e lartë e ekstraktit të çajit jeshil pengon dëmtimin qelizor të shkaktuar nga radikalet e lira në lëkurë, veçanërisht në rastin e inflamacioneve si p.sh. aknet.
  • Përmban gjithashtu dozën maksimale të rekomanduar të ektoinës, e cila është një aminoacid i gjithanshëm ideal për rigjenerimin e lëkurës së ndjeshme dhe të dehidratuar. Testet in vivo kanë demonstruar efektet e ektoinës si një hidratues i jashtëzakonshëm që parandalon dëmtimin e lëkurës të shkaktuar nga UV në nivel qelizor, në të njëjtën kohë përmirëson elasticitetin, qëndrueshmërinë dhe tonin e lëkurës dhe forcon funksionin e saj barrierë.
  • Është ideal për përdorim të përditshëm për shkak të teksturës së butë dhe të lehtë dhe për këtë arsye konsiderohet si një “mbrojtës nga dielli i qytetit” për lëkurën e ekspozuar gjithashtu ndaj stresorëve të tjerë të jashtëm përveç rrezatimit UV si smog/grimca ajri.

Profili i mbrojtjes UV:

  • Tinosorb S: filtër UVA dhe UVB jashtëzakonisht efektiv edhe në përqëndrime të ulëta, që mundëson tolerancë të shkëlqyer dermatologjike të produktit.
  • Tinosorb M: filtër UVA dhe UVB me fotoqëndrueshmëri të shkëlqyer, i cili në të njëjtën kohë vepron si filtër fizik ose mikropigment (reflekton dhe shpërndan) dhe thith rrezet UV; mbron gjithashtu brenda spektrit të rrezatimit të dritës së dukshme.
  • Uvinul A Plus granular: i vetmi filtër fotoorganik i qëndrueshëm UVA-I që mbulon intervalin e rrezatimit të valëve të gjata duke parandaluar në të njëjtën kohë krijimin e radikaleve të lira që çojnë në fotoplakje të parakohshme të lëkurës.
  • Uvinul T150: filtër UVB me shkallën më të lartë të përthithjes së rrezeve UV midis filtrave të disponueshëm UVB, i shkëlqyeshëm në lidhjen e keratinës në lëkurë që e bën atë të papërshkueshëm nga uji.
  • Eusolex OS: vepron si një filtër plotësues UVB, stabilizon emulsionet dhe ka efekt antibakterial.

Udhëzime mbi përdorimin

  • Përdoreni gjatë ditës si hapi i fundit në regjimin tuaj të kujdesit të lëkurës. Në mbrëmje, sigurohuni që ta pastroni me një pastrues me bazë vaji psh. Atomic përpara se të vazhdoni me pjesën tjetër të rutinës tuaj të natës.
  • Për lëkurën normale në të yndyrshme mund të përdoret vetëm si një produkt hidratues.
  • Ndërsa në rastin e lëkurës së thatë dhe shumë të thatë rekomandojmë përdorimin e Solar I si hapin e fundit në rutinën e kujdesit të lëkurës.
  • Nëse jeni duke e ekspozuar veten në mënyrë aktive në diell, duke djersitur etj duhet të ripërdorni kremin kundër diellit rregullisht, në mënyrë të barabartë dhe në sasi të mjaftueshme.
  • Përpara aplikimit të grimit është e nevojshme të prisni disa minuta në mënyrë që produkti të ketë mundësinë të vendoset plotësisht në lëkurë pasi përdorimi i furçave dhe sfungjerëve të grimit menjëherë pas aplikimit mund të shkaktojë lëvizjen e produktit përreth dhe kështu zvogëlimin e mbrojtjes së nevojshme.
Firma

Skintegra

Mosha

Të gjithë

Lloji i lëkurës

Të gjitha

Forma

Flakon me pompë

Sasia

50ml

SPF

30

AQUA, DIBUTYL ADIPATE, ETHYLHEXYL SALICYLATE, DIETHYLAMINO HYDROXYBENZOYL HEXYL BENZOATE, GLYCERIN, METHYLENE BIS-BENZOTRIAZOLYL TETRAMETHYLBUTYLPHENOL [NANO], BIS-ETHYLHEXYLOXYPHENOL METHOXYPHENYL TRIAZINE, ETHYLHEXYL TRIAZONE, ECTOIN, BETAINE, ORYZA SATIVA STARCH, DIMETHICONE, UNDECANE, POTASSIUM CETYL PHOSPHATE, PANTHENOL, CAMELLIA SINENSIS LEAF EXTRACT, TOCOPHEROL, TOCOPHERYL ACETATE, TRIDECANE, GLYCERYL STEARATE CITRATE, SODIUM ACRYLATE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYL TAURATE COPOLYMER, POLYSORBATE 80, ARACHIDYL ALCOHOL, DECYL GLUCOSIDE, BEHENYL ALCOHOL, ISOHEXADECANE, ARACHIDYL GLUCOSIDE, CAPRYLYL GLYCOL, SODIUM BENZOATE, LACTIC ACID, POTASSIUM SORBATE, XANTHAN GUM, SODIUM HYDROXIDE, PROPYLENE GLYCOL, PHENOXYETHANOL

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Skintegra – Solar I (SPF 30)”

Produkte që mund t'ju interesojnë

LART