Përshkrimi i Produktit
Skintegra Hyperdew
Hyperdew është një maskë hidratuese e bazuar në një solucion derivat i acidit azelaik 5%, fermente probiotike, NMF (përbën 30% të totalit), spirulinë dhe ekstrakte algash. Është ideale për përdoruesit që kërkojnë një efekt më afatgjatë dhe më shumë funksional në krahasim me një maskë të rregullt hidratuese, pasi njëtrajtëson tonin e lëkurës, minimizon parregullsitë dhe parandalon shfaqjen e shenjave të parakohshme të plakjes.
E lë lëkurën të ushqyer, të lëmuar dhe plot shkëlqim. Mundëson hidratim të thellë, ndërsa emolientët me peshë molekulare të vogël formojnë një shtresë që ruan hidratimin në lëkurë pa patur ndjesi rëndese sipërfaqësore.
Përbërës kryesorë
- Derivati i acidit azelaik – përftohet duke kombinuar një aminoacid hidratues (glicinë) dhe acid azelaik. Hidraton, zbeh njollat, barazon tonin e lëkurës dhe balancon prodhimin e sebumit. Ruan vetitë e dobishme të acidit azelaik pa efektin keratolitik dhe mund të përdoret në mënyrë të sigurt edhe në rutina më komplekse e kombinuar me acidet AHA/BHA dhe retinoidet.
- NMF – faktorë natyralë hidratues thelbësorë për ruajtjen e rezistencës së lëkurës duke rritur përmbajtjen e hidratimit të lëkurës.
- Fermente probiotike – luajnë rol kyç në mbështetjen e mikrobiomës së lëkurës.
- Ekstraktet e spirulinës dhe algave – antioksidantë të fuqishëm me efekte të shkëlqyera anti-inflamatore.
Udhëzime mbi përdorimin
Mund të përdoret vetëm ose si hapi i fundit i rutinës suaj të mbrëmjes. Nuk ka nevojë për shpëlarje.

Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin