Skintegra – Clarion, serum 2% BHA + 4% acid glikolik

2,700 Lekë

Serum pastrues i thellë i poreve, i përshtatshëm për fytyrë të yndyrshme dhe akneike

Përshkrimi i Produktit

Skintegra Clarion

Skintegra Clarion është një serum, eksfoliues nate i krijuar për pastrimin e thellë të poreve dhe përmirësimin e teksturës dhe hiperpigmentimit në lëkurën problematike të prirur ndaj akneve dhe bllokimit të poreve.

  • Përbëhet nga një formulë minimaliste ku përfshihen: 4% acid glikolik, 2% acid salicilik dhe ekstrakte të lëngut të çajit jeshil dhe rodiolës (pH 3.3).
  • Normalizon sekretimin e tepërt të sebumit dhe zvogëlon efektet negative të hiperkeratozës folikulare, me fjalë të tjera lufton akumulimin e qelizave të vdekura të lëkurës rreth folikulave, që çon në bllokimin e poreve dhe krijimin e një gjendje klinikisht serioze për lëkurën.
  • Acidi salicilik dhe glikolik kanë një efekt keratolitik sinergjist, parandalojnë bllokimin e poreve dhe përmirësojnë funksionimin e lëkurës së prirur ndaj akneve.
  • Clarion mund të përdoret për të gjitha llojet e lëkurës, por për shkak të aftësisë së tij specifike për të reduktuar prodhimin e sebumit, përdorimi i tij rekomandohet veçanërisht për lëkurën e kombinuar dhe të yndyrshme.
  • Ka një teksturë ujore që përthithet shpejt dhe një aromë pak acide, bimore.
  • I formuluar pa shtim të parabenëve, alkoolit të denatyruar ose etanolit, aromave artificiale, ngjyrave dhe irrituesve të tjerë.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikoni 3-4 pika në lëkurën e pastruar në mbrëmje. Lëreni të përthithet dhe vazhdoni me hidratuesin. Nëse ndjeni ndjesi shpimi  pas aplikimit, kjo ndjesi do të zhduket spontanisht brenda 2 minutave. Pas aplikimit të serumit rekomandohet të ushqehet mirë lëkura dhe të përdoret një produkt me SPF gjatë ditës. Për lëkurat e yndyrshme, mikse dhe të ndjeshme, rekomandohet fillimisht të filloni të përdorni Clarion çdo dy ditë për ta bërë lëkurën të mësohet me përdorim më të shpeshtë, ndërsa të tjerët që janë përdorues të produkteve AHA dhe BHA mund ta përdorin këtë eksfoliues çdo natë pas pastrimit.

Firma

Skintegra

Mosha

Të gjithë

Lloji i lëkurës

Akneike, E yndyrshme

Forma

Flakon me pikatore

Sasia

30ml

AQUA, METHYLPROPANEDIOL, GLYCOLIC ACID, SALICYLIC ACID, SODIUM CITRATE, BETAINE,CAMELLIA SINENSIS LEAF EXTRACT, GLYCYRRHIZA GLABRA ROOT EXTRACT,PANTHENOL, RHODIOLA ROSEA EXTRACT, GLYCERIN, SODIUM PHYTATE, PHENETHYL ALCOHOL, LACTIC ACID, SODIUM BENZOATE, POTASSIUM SORBATE

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Skintegra – Clarion, serum 2% BHA + 4% acid glikolik”

LART