Përshkrimi i Produktit
Skintegra Atomic
Heqja e grimit dhe papastërtive mjedisore të grumbulluara në lëkurë gjatë ditës është një nga aspektet më të rëndësishme të kujdesit të duhur të lëkurës. Megjithatë për të ruajtur një nivel optimal të hidratimit dhe elasticitetit të lëkurës, pastrimi i fytyrës nuk duhet të jetë kurrë shumë i ashpër dhe i thatë. Atomic është një mikroemulsion i optimizuar me pH (pH 5,5), jashtëzakonisht i butë i krijuar për pastrimin e përditshëm të thellë të papastërtive dhe grimit të fytyrës.
Tekstura vajore e cila në kontakt me ujin kthehet në një qumësht të butë përpara se të lahet plotësisht, heq grimin dhe papastërtitë menjëherë dhe në mënyrë perfekte dhe është i përshtatshëm edhe për pastrimin e butë të zonës së ndjeshme të syve. Shumica e pastruesve klasikë vajorë përbëhen nga vajra bazë, të cilët prishen shpejt dhe lehtësisht duke ndryshuar strukturën e tyre kimike dhe duke u bërë shumë irrituese dhe bllokuese të poreve. Atomic është unik për faktin se bazohet në trigliceride kaprilike jashtëzakonisht të qëndrueshme me një profil kimik shumë të sigurt dhe jo-irritues.
Përbërësit kryesorë
- Fosfolipide
- Sfingolipids
- Skualane
- Trigliceride kaprilik/ kaprik
- Bisabolol
- Ekstrat Punica granatum
- Ekstrakt Magnolia officinalis
Benefitet e përdorimit
- Funksion barrierë, antiinflamator, mban poret e pastra dhe lëkurën e butë
- Është e pasuruar me komponentë miqësorë ndaj lëkurës si ceramide (fosfolipide dhe sfingolipide), të cilët rregullojnë prodhimin e ceramideve në lëkurë. Ceramidet janë lipide të prodhuara natyrshëm nga lëkura, prodhimi i të cilave zvogëlohet me kalimin e viteve duke rezultuar në uljen e hidratimit dhe elasticitetit të lëkurës.
- Përmban gjithashtu bisabolol, skualane dhe ekstrakte antioksidante të manjolës, rozmarinës dhe trëndafilit, të cilat duke punuar në sinergji me njëri-tjetrin qetësojnë inflamacionin dhe largojnë efektet negative të agjentëve të jashtëm mjedisorë ndaj të cilëve lëkura është e ekspozuar gjatë ditës.
- Hap parandalues kundër humbjes së qëndrueshmërisë së lëkurës dhe hap i parë ideal në rutinën e kujdesit të lëkurës gjatë natës.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë dhe ato sensitive dhe reaktive.
- Është formuluar pa SLS dhe SLES, paraben, alkool të denatyruar ose etanol, aroma artificiale, ngjyrues dhe irritues të tjerë
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni 1-2 pompa të produktit në lëkurë të thatë dhe masazhoni me lëvizje rrethore për 20 sekonda (ose më shumë nëse është e nevojshme), derisa të largohen të gjitha papastërtitë dhe grimi. Më pas lagni duart me ujë dhe vazhdoni masazhin për 10 sekonda, pra derisa produkti të shndërrohet plotësisht në një locion qumështor. Shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin