Skintegra – Architect, 1% bakuchiol

3,350 Lekë

Serum me bakuchiol 1% kundër hiperpigmentimit dhe plakjes

Përshkrimi i Produktit

Skintegra Architect

Skintegra Architect është një emulsion intensiv i përshtatshem për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e prirur ndaj akneve, që duan të trajtojnë foto-plakjen (hiperpigmentimin) dhe shfaqjen e shenjave të para të plakjes (humbje elasticiteti dhe rrudha).

Ka një strukturë të butë, të lehtë, jo të yndyrshme që përthithet jashtëzakonisht shpejt dhe lë një ndjesi të bukur, të mëndafshtë në lëkurë.

Përbërësit kryesor:

  • Bakuchiol(1%) – komponenti kryesor aktiv i Architect, rrjedh nga bima Psoralea Corylifolia, e provuar klinikisht se funksionon si analog funksional i retinolit pa efektet anësore që zakonisht shoqërohen me retinoidet si: thatësi, skuqje etj. Retinoidet janë përbërës të mrekullueshëm kundër plakjes dhe akneve, megjithatë për shkak të acarimit që shkaktojnë, lëkura sensitive zakonisht nuk është kandidati më i mirë për përdorimin e tyre afatgjatë dhe të rregullt. Në krahasim me retinolin, bakuchioli është shumë më pak irritues, nuk e bën të ndjeshme lëkurën ndaj diellit dhe ka një profil më të mirë sigurie, mund të përdoret si dhe nga gratë shtatzëna dhe në laktacion. Për shkak se është më pak irritues, bakuchioli mund të kombinohet me aktivë të tjerë të fuqishëm si: acidet, vitamina C, Niacinamide dhe madje kanë efekt të mrekullueshëm sinergjist në lëkurë.
  •  Ektoin, Çaj jeshil, Pantenol, Alantoin, Kafeinë, Resveratrol – përbërës anti-inflamator, hidratues dhe përforcojnë veprimin e bakuchiol-it.

Si ndikon 1% Bakuchiol në lëkurë gjatë periudhës 3 mujore?

  • Efekte antimikrobike synojnë kryesisht  S.auerus dhe P.acnes.
  • Efekte të forta antioksidante dhe anti-inflamatore.
  • Normalizon prodhimin e sebumit duke pakësuar sintezën e 5-alfa reduktazës.
  • Zvogëlon hiperpigmentimet dhe ndriçon lëkurën.
  • Ndikon në shprehjen e gjeneve për llojet e kolagjenit I, III dhe V.
  • Forcon sintezën e proteinave të matrix-it jashtëqelizore dhe lidhjes epidermë – dermis, rritet elasticiteti, tërheqja dhe forcimi i lëkurës.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikojeni në lëkurën e pastruar një herë në ditë. Zbatojeni atë në mënyrë rigoroze dhe të kujdesshme, veçanërisht nëse tashmë jeni duke përdorur përbërës aktivë të fortë. Nëse tolerohet, me kalimin e kohës mund të filloni ta përdorni këtë produkt dy herë në ditë. Nëse keni lëkurë hiperreaktive ose të ndjeshme, përdoreni atë vetëm një herë në ditë dhe shoqërojeni me produkte qetësuese për lëkurë të ndjeshme.

Firma

Skintegra

Mosha

Të gjithë

Lloji i lëkurës

Të gjitha

Forma

Flakon me pompë

Sasia

30ml

AQUA, COCO-CAPRYLATE, METHYLPROPANEDIOL, GLYCERIN, ECTOIN, BUTYROSPERMUM PARKII BUTTER, ISOAMYL LAURATE, POTASSIUM CETYL PHOSPHATE, PANTHENOL, BAKUCHIOL, CAMELLIA SINENSIS LEAF EXTRACT, ALLANTOIN, RESVERATROL, LECITHIN, CAFFEINE, SODIUM ACRYLATE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYL TAURATE COPOLYMER, ISOHEXADECANE, CARBOMER, XANTHAN GUM, CAPRYLYL GLYCOL, SODIUM PHYTATE, SODIUM HYDROXIDE, LACTIC ACID, SODIUM BENZOATE, POTASSIUM SORBATE, GLYCERYL STEARATE CITRATE, PHENOXYETHANOL, POLYSORBATE 80, BHT

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Skintegra – Architect, 1% bakuchiol”

Produkte që mund t'ju interesojnë

LART