Skintegra – Amphibian, larës për lëkurë normale-mikse

2,250 Lekë

Larës i butë shkumues për lëkurë normale në të yndyrshme

Përshkrimi i Produktit

Skintegra Amphibian

Pastrimi i butë por i plotë i fytyrës është i rëndësishëm për një lëkurë të shëndetshme dhe të balancuar. Pastrimi tepër agresiv duke përdorur substanca alkaline çon në mënyrë të pashmangshme në dehidratim sipërfaqësor dhe pengon ekuilibrin delikat të barrierës hidrolipidike, e cila nga njëra anë e bën lëkurën të brishtë dhe më të ndjeshme ndaj zhvillimit të patogjenëve.

Skintegra Amphibian bazohet në surfaktantë të butë, me bazë aminoacide, të pajtueshëm me lëkurën, të cilët pastrojnë butësisht dhe e lënë lëkurën të butë dhe të qetë. Në këtë formulim përqindja e surfaktantëve është më e ulët se përqindja e agjentëve hidratues të cilët, duke marrë parasysh edhe lëkurën e ndjeshme, balancojmë me kujdes përbërësit qetësues: betaina dhe bisabololi qetësojnë dhe mbrojnë barrierën hidrolipidike, ndërsa kompleksi mineral (Cu – Zn – Mg) ndihmon në ruajtjen e integritetit strukturor të lëkurës së dëmtuar, të infektuar dhe të përflakur (akne, dermatit dhe acarime).

Skintegra Amphibian është i balancuar me pH (5.5) dhe i optimizuar, nuk përfshin surfaktantë të ashpër, SLS ose SLES, përbërës astrigjent, sapun, alkool ose grimca gërryese. Kombinimi i mineraleve të pranishëm në produkt krijon një ngjyrë të bukur të kaltër.

Përbërësit kryesorë

  • Glicerinë
  • Zink PCA
  • Bisabolol
  • Betaine
  • Glukonat bakri
  • Sulfat magneziumi

Benefitet e përdorimit

  • Largon lehtësisht papastërtitë sipërfaqësore.
  • Është i balancuar me pH (5.5) dhe i optimizuar për përdorim në lëkurë sensitive dhe të prirur ndaj inflamacionit.
  • Betaina dhe bisabololi kanë një efekt qetësues në lëkurë dhe mbrojnë barrierën hidrolipidike, ndërsa kompleksi i mineraleve (Cu – Zn + Mg) ndihmon në ruajtjen e integritetit strukturor të lëkurës së dëmtuar, të infektuar dhe të inflamuar (akne, dermatit, irritime).
  • Shndërrohet në një shkumë super të butë që rrëshqet mbi lëkurë dhe largon pa mundim papastërtitë ekzogjene, sebumin dhe grimin.
  • Pa përmbajtje të parabeneve, parfumeve, alkoolit, ngjyruesve sintetike dhe irrituesve të tjerë.

Udhëzime mbi përdorimin

Përdoreni dy herë në ditë për të pastruar butësisht dhe plotësisht lëkurën.

Firma

Skintegra

Mosha

Të gjithë

Lloji i lëkurës

Normale, Mikse, E yndyrshme

Forma

Shishe me pompë

Sasia

200ml

AQUA, GLYCERIN, SODIUM COCOAMPHOACETATE, PENTYLENE GLYCOL, LAURYL GLUCOSIDE, BETAINE, SODIUM COCOYL GLUTAMATE, SODIUM LAURYL GLUCOSE CARBOXYLATE, BISABOLOL, ZINC PCA, COPPER GLUCONATE, MAGNESIUM SULFATE, XANTHAN GUM, ACACIA SENEGAL GUM, DISODIUM EDTA, CITRIC ACID

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Skintegra – Amphibian, larës për lëkurë normale-mikse”

LART