- 20%

Rvb Lab – Meso Shape Kit

9,160 Lekë

Out of stock

Join the waitlist to be emailed when this product becomes available

Përshkrimi i Produktit

Rvb Lab – Meso Shape Kit

Trajtim intensiv rimodelues për zonën e kofshëve, barkut dhe vitheve.

Falë teknologjisë së niosomeve, bëhet e mundur shpërndarja dhe thithja më e mirë e substancave aktive, duke mundësuar eliminimin e akumulimit të lëngjeve në këto zona, rimodelimin e trupit dhe reduktimin e shfaqjes së celulitit apo “lëkurës së portokallit”.
Ka efekt të fortë drenues dhe shkrin yndyrat në zonat e mësipërme. Duke e përdorur produktin në mënyrë korrekte, mund të vlerësoni një rimodelim të formave, eliminimin e lëkurës së portokallit dhe nyjeve të celulitit. Lëkura duket më e tonifikuar, më e lëmuar, e butë dhe ka një përmirësim të dukshëm që në aplikimin e parë.

Përbërësit aktivë:

  • Forskolina: aktivizon zbërthimin e yndyrave dhe redukton yndyrën e lokalizuar.
  • Kripërat Epsom (kripërat e magnezit): kanë një veprim të fuqishëm drenues dhe rimineralizues, nxisin eliminimin e lëngjeve dhe toksinave të tepërta në trup.
  • Escin: Rrit rezistencën vaskulare dhe redukton formimin e mbajtjes së lëngjeve.
  • Kompleksi riaktivizues me origjinë natyrale: riaktivizon mikroqarkullimin e lëkurës, përshpejton metabolizmin e indeve dhe e bën veprimin lipolitik dhe drenues të produktit edhe më të fuqishëm.

Kremi Anti-celulit 3 në 1 skulptues, tonifikues Meso Cell i absorbueshëm me përmbajtje të fosfatidilkolinës dhe escin-ës me kapacitet të lartë depërtimi në lëkurë. Është një trajtim veprues, ideal për të lehtësuar indet e rënduara nga mbajtja e ujit, nyjet mikro dhe makro celulitit, nga dhjamosja e lokalizuar. Përmbajtja e L-carnitine, një molekulë që djeg yndyrë, nxit djegien e plotë të acideve yndyrore në trup. Retinoli i mikrokapsuluar, nxit riorganizimin e fibrave mbështetëse të lëkurës, duke i rikthyer trupit butësinë, harmoninë dhe tonifikimin. Nuk lë shtresë të yndyrshme në lëkurë dhe inde, është i lehtë për t’u përdorur dhe nuk ka nevojë të shpëlahet me ujë.

Brenda paketimit ka një fasho të hollë skulptuese hiperaktive dhe pantallona karten (letre), të nevojshme për një aplikim të vetëm. Si dhe kremi Anti-celulit 3 në 1 Meso Cell në sasinë 250 ml.

Udhëzime mbi përdorimin

Si të aplikoni kremi anti-celulit 3 në 1 Meso Cell?

Aplikohet me masazhe rrethore duke insistuar në zonat më kritike të trupit, duke përfshirë krahët. Mos e aplikoni në gjoks. Lani duart tërësisht pas përdorimit. Mund të krijojë një ndjesi të lehtë dhe të përkohshme të nxehtësisë së brendshme për shkak të veprimit të tij të riaktivizimit të mikroqarkullimit sipërfaqësor të lëkurës.

Si të vishni fashën hiperaktive Rvb Lab Meso Shape?

Pasi të jetë hapur paketimi, është e nevojshme të filloni të rrotulloni fashën duke filluar nga poshtë kyçit dhe duke u ngjitur lart duke e mbështjellë në një spirale. Kur fasha të përfundojë, vishni pantallonat prej letre duke bërë një ose dy lidhje rreth belit. Lëreni për 30 deri në 60 minuta. Më pas hiqeni dhe masazhoni serumin e mbetur në këmbë. Fërkojini pjesët e mbetura: këshillohet që të mos laheni menjëherë për të lejuar që përbërësit aktivë të vazhdojnë të veprojnë mbi papërsosmëritë.

Produkti mund të krijojë një ndjesi nxehtësie dhe skuqjeje sipërfaqësore, kjo nuk është për shkak të alergjisë së krijuar, por prej aktivitetit të molekulave që riaktivizojnë mikroqarkullimin. Fenomeni është kalimtar dhe largohet brenda 30 minutave pas heqjes së fashës.

Firma

RVB Lab

Mosha

Të gjithë

Forskolin, Epsom salts, Aescin

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Rvb Lab – Meso Shape Kit”

LART