- 30%

Rilastil – Difesa Sterile Cream

Current price is: 2,212 Lekë. Original price was: 3,160 Lekë.

Me blerjen e këtij produkti ju përfitoni 55 pikë dhuratë për blerjen e rradhës! Zbulo si funksionon sistemi i pikëve.

Përshkrimi i Produktit

Rilastil Difesa Sterile Cream

Rilastil Difesa Sterile Cream është specifikisht e indikuar për lëkurë të ndjeshme dhe reaktive. Kjo falë një formulë minimaliste dhe sterile që respekton maksimalisht këtë problematikë të lëkurës. Formula përmban vetëm përbërësit thelbësorë për kujdesin e lëkurës, si Squalane dhe Omega 3, 6 dhe 9, për të hidratuar dhe qetësuar lëkurën. Me fjalë të tjera, ky krem ka veprim hidratues, qetësues dhe mbrojtës.

Tubeti pa ajër (airless) mundëson ruajtjen e formulës sterile, që do të thotë se është pa konservues. Po ashtu, është pa aromë dhe hipoalergjike. Kjo sepse është formuluar duke marrë në konsideratë nevojat e lëkurës shumë të ndjeshme dhe reaktive, e cila reagon lehtësisht ndaj kozmetikës së zakonshme. Në rast intolerance, si dhe në predispozitë për alergji, ekzemë apo dermatit, ky krem është ideal për përdorim të përditshëm. Në përgjithësi, ndihmon në reduktimin e kruarjes, djegies dhe ndjesive të tjera të parehatisë të lëkurës së ndjeshme, duke ofruar njëkohësisht hidratim.

Karakteristikat kryesore

  • Tekstura: krem.
  • Problematikat e lëkurës: ndjeshmëri, reaktivitet, dermatit, rosacea.
  • Koha e aplikimit: mëngjes dhe mbrëmje.
  • Mosha: 10+.
  • Lloji i lëkurës: të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.
  • Përfitimet kryesore: qetëson lëkurën, e përshtatshme për dermatit irritativ, alergjik, të kontaktit dhe atopik, hidraton lëkurën, redukton ndjesitë e parehatisë, formulë minimaliste dhe hipoalergjike.
  • E formuluar pa: aromë, konservues.

Përbërësit aktivë

  • Omega 3 redukton irritimin dhe inflamacionin e lëkurës, duke ofruar veprim qetësues.
  • Squalane është një emolient që hidraton intensivisht lëkurën dhe përmirëson funksionin e barrierës së saj.
  • Omega 6 luan rol në prodhimin e ceramideve, duke ndihmuar në ruajtjen e një barriere të shëndetshme të lëkurës.
  • Omega 9 promovon elasticitetin e lëkurës falë vetive ushqyese.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikoni një sasi të përshtatshme të Rilastil Difesa Sterile Cream 50ml në lëkurë të pastër dhe të thatë.

Firma

Rilastil

Mosha

Të gjithë

Forma

Tubet

Sasia

50ml

Aqua (Water) • Olus Oil (Vegetable Oil) • Glycerin • Cetearyl Alcohol • Cyclopentasiloxane • Squalane • Glyceryl Stearate • PEG-100 Stearate • Plukenetia volubilis Seed Oil • Cetearyl Glucoside • Arginine.

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    0 vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin
Bëhu i pari që jep një përshtypje “Rilastil – Difesa Sterile Cream”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LART