Përshkrimi i Produktit
Rilastil Daily Care Soothing Micellar Solution
Rilastil Daily Care Soothing Micellar Solution është një solucion pastrues delikat, i përshtatshëm si për lëkurën e fytyrës, ashtu edhe për atë të syve.
Pastrues, demakiazhues fytyrë-sy pa shpëlarje, i indikuar për lëkurat e ndjeshme dhe delikate. Një sistem pastrues delikat heq, nëpërmjet dermoafinitetit, papastërtitë dhe mbetjet e grimit, pa e ndryshuar pH natyral të lëkurës, ndërsa prania e një kompleksi qetësues e bën produktin ideal për lëkurat e prirura ndaj skuqjeve dhe irritimeve, si dhe për lëkurat që nuk i tolerojnë pastruesit e zakonshëm. pH i produktit është i tamponuar dhe izolakrimal, për të shmangur djegien e syve.
Përfitimet kryesore
- Demakiazhon dhe pastron delikatisht nëpërmjet sistemit pastrues dermoafin.
- Rutina dhe uji i hamamelisit i japin rehati lëkurës edhe në prani të pickimeve dhe djegies.
- Nuk kërkon shpëlarje.
Karakteristikat kryesore
- Pa SLES dhe SLS, alkool, parfum, derivate gruri, ngjyrues dhe parabenë.
- Jokomedogjenik, hipoalergjik.
- I testuar klinikisht, dermatologjikisht, oftalmologjikisht dhe mikrobiologjikisht.
- I testuar për nikelin, kobaltin, kromin, paladiumin dhe merkurin.
Udhëzime mbi përdorimin
Hidhni një sasi të mjaftueshme produkti mbi një disk demakiazhues dhe kalojeni mbi fytyrë. Vazhdoni me pastrimin e fytyrës, syve dhe qafës. Thani fytyrën duke e tamponuar butësisht me një peshqir pambuku. Nuk është e nevojshme shpëlarja.

Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin