Zbritje

Rilastil – Daily Care Micellar Solution

(2 përshtypje mbi produktin)

Price range: 1,260 Lekë through 1,512 Lekë

Me blerjen e këtij produkti ju përfitoni 31-37 pikë dhuratë për blerjen e rradhës! Zbulo si funksionon sistemi i pikëve.
Me blerjen e këtij produkti ju përfitoni 31-37 pikë dhuratë për blerjen e rradhës! Zbulo si funksionon sistemi i pikëve.

Përshkrimi i Produktit

Rilastil Daily Care Micellar Solution

Rilastil Daily Care Micellar Solution është një solucion micelar për pastrimin e fytyrës dhe syve, i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, edhe për ato më të ndjeshmet dhe të prirura ndaj skuqjes. Mund të përdoret për të hequr çdo lloj make-up-i nga fytyra dhe zona e syve, ose si pastrues i butë për lëkurë të thatë, të ndjeshme apo të irrituar.

Rezultati: lëkurë e pastruar, e qetësuar dhe e hidratuar.

Karakteristikat kryesore

  • Pastron dhe purifikon lëkurën duke ruajtur lagështinë dhe elasticitetin e saj.
  • Qetëson skuqjen, pickimin dhe djegien.
  • Lëkura mbetet e butë, e tonifikuar dhe e lëmuar.
  • pH i produktit është i tamponuar dhe izolakrimal për të shmangur djegien e syve.

Udhëzime mbi përdorimin

Hidhni një sasi të përshtatshme të produktit në një copë pambuku ose në një tampon për heqjen e make-up-it, më pas pastroni fytyrën, sytë dhe qafën. Thajeni me delikatesë. Nuk ka nevojë për shpëlarje.

Indikacione
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Për shkak të delikatesës dhe vetive qetësuese, është i përshtatshëm edhe për lëkurat më të ndjeshme dhe intolerante ndaj pastruesve të zakonshëm të fytyrës.

Plus

  • I testuar dermatologjikisht.
  • I testuar mikrobiologjikisht.
  • I testuar oftalmologjikisht.
  • I testuar për Nikel, Kobalt, Krom, Paladium dhe Merkur*.
  • Hipoalergjik**.
  • pH i tamponuar izolakrimal.
  • Pa SLES dhe SLS.
  • Pa alkool.
  • Pa parfum.
  • Pa parabenë.
  • Pa ngjyrues.
  • Pa derivate drithërash.

*Secili më pak se një pjesë për milion. Sasi të vogla mund të shkaktojnë sensibilizim të lëkurës.
**Produkt i formuluar për të minimizuar rrezikun e alergjisë.

Info. Shtesë

Firma

Rilastil

Mosha

Të gjithë

Forma

Shishe me pompë

Sasia

250ml, 400ml

Aqua (Water) • PEG-6 Caprylic / Capric Glycerides • Glycerin • Bisabolol • Cetrimonium bromide • Tocopheryl Acetate • Disodium Phosphate • Disodium EDTA • Citric Acid.

Pështypjet mbi produktin
  • 5
    3 vlerësime
  • 5 Yje
    67%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
2 përshtypje për Rilastil – Daily Care Micellar Solution
  • anonymous –

    Pas aplikimit fytyra eshte e bute dhe aspak e irrituar!

  • Roland D. –

    Super sidomos me kete oferte.ja vlen

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin
Jepni mendimin tuaj

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LART