Përshkrimi i Produktit
Bimbovit Ferro ofron një funksion unik në furnizimin e organizmit me të gjithë mineralet dhe vitaminat e nevojshme për të parandaluar dhe luftuar aneminë. Ky integrator përmban hekur, acid folik, vitaminë C dhe vitaminë B12 të nevojshëm për të arritur nevojat e trupit.
Hekuri është i domosdoshëm në prodhimin e rruazave dhe shpeshherë duhet të merret me anë të suplementeve për të evituar aneminë. Acidi folik është komponent esencial i eritrociteve dhe është një faktor kyç në sintezën e rruazave të kuqe të gjakut. Sasia optimale e acidit folik në organizëm rrit dhe përthithjen e hekurit dhe e bën atë më të shfrytëzueshëm nga trupi, duke lehtësuar të gjithë proçesin e prodhimit të rruazave të kuqe të gjakut.
Vitamina B12 është një tjetër element kritik i sintezës së eritrociteve dhe një element strukturor i vëndit ku lidhet hekuri në çdo rruazë të kuqe.
Vitamina C ka një aktivitet antioksidant dhe bën më efektive përthithjen gastrike të hekurit.
Bimbovit Ferro nuk përmban konservues. Mund të përdoret me qumësht dhe mund të dozohet me lehtësi : 1 pikë = 1mg hekur.
Pështypjet mbi produktin
1 përshtypje për Pharmaguida – Bimbovit Ferro
. –
pershendetje sa kohe duhet te perdoret nga hapja?
FarmaCity F. –
Pershendetje! Brenda 2 muajve mund te perdoret per sa kohe ruhet ne kushtet e pershtatshme (larg nga drita, ne vend te fresket dhe te thate)
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin