- 20%

Pharmaceris – H-Stimuforten Intensive Hair Growth Stimulating Treatment

2,391 Lekë

Përshkrimi i Produktit

Pharmaceris – H-Stimuforten Intensive Hair Growth Stimulating Treatment

Ky trajtim rekomandohet për gratë dhe burrat që vuajnë nga rënia e tepërt periodike dhe e parakohshme e flokëve. Ndihmon në luftimin e rrallimit të flokëve që lidhet me predispozitat gjenetike dhe faktorët hormonalë (alopecia androgjenike) ose mjedisore.

Parandalon në mënyrë efektive rënien e flokëve të shkaktuar nga mjekimi i zgjatur, stresi, lodhja, dobësia e përgjithshme (p.sh. lidhur me dietën), si dhe për shkak të një niveli më të ulët të hormoneve, p.sh. pas shtatzënisë. Është i përshtatshëm për skalpin e ndjeshëm.

Një produkt i veçantë me kombinimin unik të përbërësve aktivë:

  • Faktori i Rritjes Natyrore FGF dhe kompleksi i kafeinës ka efekt të dyfishtë: parandalon rënien e flokëve dhe stimulon rritjen e flokëve të reja. Kompleksi ndikon në bulbin e flokëve, përmirëson mikroqarkullimin dhe oksigjenimin qelizor duke ngadalësuar plakjen e qimeve, duke përshpejtuar rritjen e tyre natyrale dhe duke zgjatur jetëgjatësinë e tyre (faza anagjene). Si rezultat, pengon rënien e parakohshme të flokëve, rrallimin e flokëve të shkaktuar nga faktorë të ndryshëm.
    Kompleksi me efikasitet të provuar shkencërisht stimulon gjenet e folikulave joaktive të flokëve për të prodhuar flokët e rinj, të ashtuquajturat qimet vellus, të cilat në mënyrë të dukshme shtojnë volumin e flokëve dhe reduktojnë dukshmërinë e skalpit. Kafeina parandalon rënien e parakohshme të flokëve dhe të e përcaktuar gjenetikisht duke neutralizuar efektin negativ të hormoneve (androgjenet, DHT).

Produkti forcon dhe trash flokët, zbut strukturën e flokëve dhe përmirëson volumin e tyre. Shumë i tolerueshëm, ka pH neutral të lëkurës. Nuk i rëndon flokët dhe nuk i yndyros. Formula e tij është aktive për 24 orë.

Udhëzime mbi përdorimin

  • Në rast të rënies intensive të flokëve, aplikojeni produktin çdo mëngjes dhe mbrëmje në flokë të lagur ose të thatë, të krehur në ndarje.
  • Spërkateni në secilën ndarje tre herë duke shtypur spray-n.
    Aplikojeni në të gjithë lëkurën e kokës (15-18 doza), më pas masazhojeni butësisht. Mos e shpëlani.
  • Aplikojeni rregullisht derisa simptomat të zhduken.
  • Për ta bërë trajtimin më efektiv, produkti duhet të përdoret në kombinim me shampon dhe balsamin që stimulon rritjen e flokëve për përdorim të përditshëm nga linja Pharmaceris H.
  • Përdoreni produktin si pjesë e trajtimit disa herë në javë në mbrëmje. Tundeni mirë para përdorimit.
0/5 (0 Reviews)
Firma

Pharmaceris

Mosha

Të gjithë

Forma

Shishe me spray

Sasia

125ml

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Pharmaceris – H-Stimuforten Intensive Hair Growth Stimulating Treatment”

Aqua (Water), Pentylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Caffeine, Maltodextrin, Sodium Oleoyl Sarcosinate, Sodium Lauryl Sulfoacetate, Hydroxyethylcellulose, Sodium Chloride, Sodium Oleate, Xanthan Gum, Glyceryl Behenate, Urea, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Ethylhexylglycerin, Cholesterol, Potassium Chloride, Potassium Phosphate, SH-Polypeptide-32, Disodium Phosphate, Phenoxyethanol, Parfum (Fragrance).

0/5 (0 Reviews)

LART