- 20%

Pharmaceris – H-Sensitonin Soothing Shampoo for Sensitive Scalp

1,432 Lekë

Shampo rekomandohet për kujdesin e përditshëm të lëkurës së ndjeshme të kokes e prirur ndaj acarimit.

Për flokë të imët dhe delikate.

Kategoritë: , Firma: ,

Përshkrimi i Produktit

Pharmaceris – H-Sensitonin Soothing Shampoo for Sensitive Scalp

Kjo formulë e pasur rikthen ekuilibrin fiziologjik në lëkurën e kokës dhe pastron butësisht flokët, duke i lënë ato me shkëlqim dhe plot volum.

Ekstrakti i mentes i pasur me flavonoide i kombinuar me vajin e çmuar të kanolas (Brassica Rapa) lehtëson në mënyrë efektive irritimet, ndërsa ekstrakti qetësues i farave të lirit dhe vitamina E promovojnë rigjenerimin e lëkurës dhe parandalojnë dëmtimet e mëtejshme. Polimeret dhe zbutësit kationikë kanë një efekt zbërthyes dhe parandalojnë krijimin e majave dyshe të flokëve.

Shampo ka një nivel pH të ngjashëm me atë të kokës.

Shampo lehtëson në mënyrë efektive irritimet e kokës dhe forcon strukturën e flokëve përgjatë rrënjës së flokëve, duke i shtuar atyre volum.

I lë flokët plot energji ,vitalitet dhe shkëlqim.

Përmban:

  • Vaj kanola – një burim i pasur i vitaminës E me veti qetësuese. Lufton thatësinë e tepërt të lëkurës.
  • Ekstrakti i mentes – ka një efekt antibakterial, freskues dhe pastrues dhe përmirëson elasticitetin e flokëve. Efekt Zbutës – rrit nivelin e lagështisë dhe lipideve në flokë për t’i bërë ato të ushqyer, të butë në prekje dhe  të shkrifët.
  • Polimeret kationike – kanë një efekt zbërthyes dhe parandalojnë krijimin e majave dyshe.
  • Ekstrakti i farës së lirit – formon një shtresë në sipërfaqen e kokës dhe boshteve të flokëve për të minimizuar  irritimet. Parandalon dëmtimin e mëtejshëm të flokëve dhe nxit rigjenerimin e tyre.
  • Vitamina E – siguron mbrojtje nga agresorët e mjedisit, hidraton flokët dhe stimulon rigjenerimin dhe rinovimin e flokëve.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikoni shampon në flokë të lagur, fërkojeni atë në lëkurën e kokës për të krijuar shkumë.
Lëreni të veprojë për rreth 1-2 minuta. më pas shpëlajeni tërësisht me ujë.
Përsëriteni aplikimin sipas nevojës.
Nëse shampoja ju futet në sy, lajini menjëherë me ujë.

0/5 (0 Reviews)
Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Pharmaceris – H-Sensitonin Soothing Shampoo for Sensitive Scalp”

LART