Përshkrimi i Produktit
Pharmaceris Emotopic Physiological Moisturizing Foam Shampoo
Shampo e cila rikthen ekuilibrin dhe heq tharjen e skalpit. Rekomandohet për larjen e përditshme të skalpit të ndjeshëm, të thatë e të irrituar të kokës së fëmijëve që nga dita e parë e jetës. Lehtëson thatësinë e tepërt dhe kruajtjen e kokës tek fëmijët, të rriturit dhe personat që vuajnë nga dermatiti atopik. Kjo formulë jashtëzakonisht e butë nuk shkakton lot dhe krijon një bollëk flluskash për ta bërë kohën e banjës më argëtuese.
Shampoja me një shkumë të lehtë përputhet me pehashin fiziologjik të lëkurës, duke mundësuar pastrim të plotë e të butë të kokës dhe flokëve pa dëmtuar shtresën hidrolipidike të epidermës. Përmbajtja e Pantenolit D Bio-Aktiv dhe betainës sigurojnë hidratim optimal të skalpit të kokës, duke ofruar mbrojtje natyrale kundër acarimit, thatësisë së tepërt dhe plasaritjes së lëkurës.
Ekstrakti i kamomilit redukton ndjeshmërinë e tepërt ndaj faktorëve të jashtëm, ndërkohë që njëkohësisht rigjeneron lëkurën dhe forcon flokët. Shampoja qetëson lëkurën dhe lehtëson irritimet e lëkurës së kokës. Formula jashtëzakonisht e butë e larjes parandalon ndjesinë e djegies në sy.
Shampo nuk i rëndon flokët, ka një efekt kundër ngatërrimit dhe i lë ato të buta dhe të mëndafshta në prekje. Formula me bazë shkume, përveç efikasitetit të saj të provuar, e bën kohën e banjës dhe larjen e flokëve më argëtuese për fëmijët.
Udhëzime mbi përdorimin
Për të porsalindurit: Hidhni një dozë të shampos direkt në vaskë. Lani butësisht kokën e foshnjës tuaj dhe shpëlajeni me ujë të pastër.
Foshnjat, fëmijët dhe të rriturit: Aplikoni shampon në flokë të lagur dhe masazhoni të gjithë lëkurën e kokës. Shpëlajeni tërësisht me ujë.
https://pharmaceris.com/en/product/10E16917-13-02/pharmaceris-e-physiological-moisturizing-foam-shampoo-200-ml
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin