Parasoftin – Exfoliating Socks

(6 përshtypje mbi produktin)

900 Lekë

Përshkrimi i Produktit

Parasoftin çorape eksfoliuese janë zgjidhje inovative për kujdesin e lëkurës dhe shputave të këmbëve

Pavarësisht nga shkalla e dëmtimit të lëkurës të thembrave të këmbëve, përbërësit e Parasoftin depërtojnë dhe zbusin shtresën e ashpërsuar të epidermës duke kryer peeling (gërryerje) dhe duke mënjanuar kallot. Acidet AHA/BHA në mënyrë efikase stimulojnë rigjenerimin dhe rinovimin e proceseve në lëkurë. Komplesi i ekstrakteve (ekstraktet bimore të kaktusit, dardhës, limonit, rrushit dhe ananasit), urea dhe alantoina hidratojnë lëkurën e thatë dhe ndihmojnë rigjenerimin e lëkurës dhe rinovimin e saj, me efekt zbutës dhe qetësues.

Përbërësit e Parasoftin janë përzgjedhur me kujdes në mënyrë që të sigurohet hidratim intensiv i këmbëve, duke i dhënë pamje të lëmuar dhe të butë. Rezultatet e para të largimit të shtresave të ashpra të epidermës janë të dukshme deri në 7 ditë nga aplikimi i produktit, ndërsa një pamje e rregullt e shputave të këmbëve mund të pritet pas 2-3 javësh.

Udhëzime mbi përdorimin

  1. Largoni ngjyrën e lyer nga thonjtë dhe bizhuteritë nga këmbët dhe kyçet para aplikimit.
  2. Priteni me kujdes paketimin e lëngut dhe përhapeni atë në mënyrë të barabartë nëpër çorape.
  3. Vishini çorapet dhe mbajini ato për 60-90 minuta. Për lehtësi dhe komoditet, vishni çorapet e holla sipër.
  4. Shplani tërësisht këmbët me ujë dhe sapun pas aplikimit

Kujdes:

Produkti është i formuluar posaçërisht për aplikim në këmbë. Nuk duhet aplikuar në pjesët e tjera të trupit. Përdoreni produktin menjëherë pas hapjes së paketimit. Hidheni paketimin pas aplikimit. Produkti është i dedikuar  vetëm për një përdorim. Nuk duhet përdorur në thonj të lyer (thonj klasik, akrilik etj). Nuk duhet përdorur në personat nën 16 vjeç. Pavarësisht nga nevoja, procedura mund të përsëritet pas 30 ditëve nga aplikimi i parë dhe jo më herët. Përdorimi në lëkurë të irrituar, të ndjeshme apo lëkurë të dëmtuar duhet të shmanget. Mos e përdorni nëse jeni të ndjeshëm nga ndonjë përbërës i produktit.

Nuk duhet të përdoret në pacientët me diabet, myk apo ekzemë. Shmangni kontaktin me sytë dhe mukozën. Në rast të skuqjes, acarimit, irritimit në formën e pickimit apo djegies në vendin e apikimit, ndërpriteni menjëherë përdorimin e produktit.

Alcohol Denat, Aqua, Propylene Glycol. Lactic Acid, Glycolic AGid, Urea, Sodium Lactafe PEG
in Hydrogenated Castor Oil, Betaine, Partum, Passiflora Edulis Fruit Extract, Alantoin, Citrus Limon Fruit Extract, Menthol and Mel Extract, Opuntia Ficus-Indica Extract, Pyrus Communis Fruit Extract, Ananas Sativus Fruit Exdract, Vitis Vinifera Fruit Extract, Citric Acid, Malic Acid, Salicylic Acid, Citronellol, Potassium Sorbate, Sodiurn Benzoate, Disodium EDTA, Sodium Bisulite.

Pështypjet mbi produktin
  • 4.67
    vlerësime
  • 5 Yje
    83%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    17%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
6 përshtypje për Parasoftin – Exfoliating Socks
  • (blerës i verifikuar)

    Eshte nje produkt i mire per nderrimin e lekures “se vdekur” te shputave, por nuk ben mbrekulli me thembrat e ashpersuara apo kallot.

  • Manjola V. (blerës i verifikuar)

    Super super super, mjafton te ndjekedh mire instruksionet dhe per pak dite do kedhe kembet te buta si beb, personalisht dy dite rrjesht i mbaj ne uje te ngrohte pastaj diten e trete pas dushit i vesh corat plastike, hedh solucioni dhe i mbaj per 60-90 min, pastaj i shplaj kembet uje dhe vesh serish corapet, dhe per pak dit te ndryshon lekura e kembeve te bejen si beb

  • Iljada B.

    Super e kenaqur nga perdorimi i pare. Lekure si beb dhe thembra te buta. ?

  • Iljada B.

    Eksfoliusi me i mire per kembet. Ne fillim isha pak skeptike per rezultani, por jam super e kenaqur. Thembra te pastra, lekure e bute si beb.

  • REA K. (blerës i verifikuar)

    sh i mire,ti lemon shume shputat.

  • Anxhela A.

    Super

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Jepni mendimin tuaj

Produkte që mund t'ju interesojnë

LART