- 5%

Ordesa – DHA Vit (7m+)

1,900 Lekë

Out of stock

Futu në listen e pritjes për tu lajmëruar me email në momentin që produkti të rikthehet në gjendje

Përshkrimi i Produktit

DHA Vit (7m+)

DHA Vit është një shtesë ushqimore e bazuar në vitaminën D, vitaminën A, vitaminën E me DHA nga algat e detit. DHA është një acid yndyror i pangopur omega-3, një përbërës themelor i qelizave të Sistemit Nervor Qendror, thelbësor gjatë zhvillimit dhe rritjes.

Truri i njeriut ka një përmbajtje të lartë të acideve yndyrore, përbërësi kryesor i të cilave është DHA. Një furnizim i përshtatshëm me DHA lejon një zhvillim optimal të neuroneve të foshnjës, duke ndikuar pozitivisht në funksionet njohëse, mprehtësinë vizuale dhe rritjen korrekte. Në shtesën ushqimore DHA Vit burimi i DHA janë algat detare që ndodhen në planktonin me të cilin ushqehen peshqit. Vaji i algave ka një pastërti dhe përqendrim më të lartë të DHA se vaji i peshkut dhe tolerohet shumë më mirë sepse është pa shije dhe pa aromë.

Vitamina D luan një rol thelbësor në rregullimin e kalciumit, një element themelor për zhvillimin e indit kockor. Është e rëndësishme të sigurohet furnizimi i duhur i kësaj vitamine gjatë rritjes për të luftuar rrezikun e rakitizmit dhe frakturave (osteoporozës). Shoqata Spanjolle e Pediatrisë rekomandon plotësimin me 400 IU/ditë të vitaminës D për të gjithë foshnjat nën një vjeç që ushqehen ekskluzivisht me gji dhe ato që pinë më pak se 1 litër qumësht formulë në ditë.

Vitamina A është vitamina e rritjes, veprimi i saj kryesor është dyfishimi i qelizave. Është komponenti themelor i pigmenteve vizuale të retinës.

Vitamina E përdoret si një antioksidant dhe kundërshton veprimin e dëmshëm të radikalëve të lirë dhe mbron nga oksidimi.

I përshtatshëm për foshnjat nga 7 muaj deri ne 24 muaj. Toleranca e tij e shkëlqyer, aroma dhe shija e këndshme lehtësojnë pranimin e tij nga foshnjat dhe fëmijët e vegjël. DHA Vit është një produkt i lënshgëm me pika, i përshtatshëm për dieta pa gluten dhe pa qumësht.

Udhëzime mbi përdorimin

Rekomandohet që pikat të merren direkt në gojë ose të holluara në qumësht, lëngje, muhalebi ose ushqime të tjera.

Dozimi 1ml (afërsisht 24 pika), një herë në ditë. Dozimi mund të ndryshojë sipas udhëzimeve të mjekut pediatër.

Nuk duhet të merret së bashku me produkte të tjera që përmbajnë vitaminë A dhe/ose D në sasi të larta. Ky produkt është një suplement ushqimor dhe nuk është zëvendësues i një diete të larmishme dhe të ekuilibruar.

Pasi të hapet shishja, ruajeni në frigorifer dhe konsumojeni për një kohëzgjatje maksimale 4 javë.

Firma

Blemil

Mosha

Fëmijë

Forma

Flakon me pikatore

Sasia

30ml

Vegetable oil (sunflower), algae oil (Schizochytrium) with a minimum of 40% DHA, vitamin E (dl-alpha-tocopherol acetate, maltodextrin), vitamin A (retinol palmitate), vitamin D (cholecalciferol).

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Ordesa – DHA Vit (7m+)”

Produkte që mund t'ju interesojnë

LART